Raisi: Rezistenca është e vetmja zgjidhje për problemet e botës islame
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i130990-raisi_rezistenca_është_e_vetmja_zgjidhje_për_problemet_e_botës_islame
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit diskursin e rezistencës e konsideroi si zgjidhjen e vetme për problemet e botës islame.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 15, 2022 06:29 Europe/Tirane
  • Raisi: Rezistenca është e vetmja zgjidhje për problemet e botës islame

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit diskursin e rezistencës e konsideroi si zgjidhjen e vetme për problemet e botës islame.

Me rastin e fitores së Hezbollahut të Libanit kundër ushtrisë sioniste në luftën 33-ditore, Këshilli i Lartë i Revolucionit Kulturor të Iranit 23 gushtin e quajti si ditën e “Rezistencës Islame”. Sipas agjencisë së lajmeve Iran Press, Sejed Ebrahim Raisi, President i Republikës Islamike të Iranit, në mbledhjen e qeverisë iraniane, duke iu referuar emërtimit të 23 gushtit si dita e rezistencës islame në kalendarin zyrtar të Iranit, tha: Përvoja historike na tregon se kudo që kombet e botës u përballën me rrjedhën e dominimit dhe arrogancës, ata morën rrugën e qëndresës dhe rezistencës dhe  vetëm në këtë rrugë gjetën sukses dhe arritën dinjitet dhe pavarësi. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit diskursin e rezistencës e konsideroi si të vetmen mënyrë efektive për të kapërcyer çështjet e botës islame, veçanërisht çështjen e Palestinës. Duke nderuar emrin dhe kujtimin e prijësve të mëdhenj të rezistencës, dëshmorëve haxhi Kasem Sulejmani dhe haxhi Husein Hamdani, presidenti tha: Kombi i Iranit dhe të gjithë luftëtarët e lirisë së rajonit dhe botës vlerësojnë trimërinë dhe luftën e komandantëve dhe luftëtarëve të rezistencës.