Përvjetori i kthimit të të liruarve në Iranin Islamik
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i131046-përvjetori_i_kthimit_të_të_liruarve_në_iranin_islamik
 Sot (e mërkurë), 17 gusht 2022, është përvjetori i kthimit të robërve të liruar të luftës në Iranin Islamik.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 17, 2022 04:26 Europe/Tirane
  • Përvjetori i kthimit të të liruarve në Iranin Islamik

 Sot (e mërkurë), 17 gusht 2022, është përvjetori i kthimit të robërve të liruar të luftës në Iranin Islamik.

Ministri i Jashtëm i Iranit i përshkroi të liruar si trima që na mësuan lirinë dhe devotshmërinë me një xhihad durimi dhe qëndrueshmërie.  Ministri i Punëve të Jashtme të Iranit shtoi: “Njerëzit e lirë të cilët, duke ruajtur besimet dhe lidhjen e tyre me Islamin dhe vendin, e bënë kombin e tyre krenar dhe dinjitoz. “Në gusht të vitit 1990 Irani Islamik priti grupin e parë të të liruarve të luftës, të cilët, pas vitesh robërie në burgjet e frikshme të regjimit Baath të Irakut, hynë në tokën e Iranit Islamik. Kthimi i të liruarve pas shumë vite torturash nga më të rëndat, ishte rezultat i rezistencës inteligjente të popullit iranian kundër armikut. Kthimi i të liruarve në Iranin Islamik është gjithashtu një nga arritjet e qëndrimit mbi parimet, idealet dhe këmbënguljen për tu përballur me armiqtë e betuar të Iranit në 8 vitet e luftës të imponuar nga regjimi i Irakut Baath kundër Iranit. Me këtë rast do të mbahen programe të veçanta në përkujtim të luftëtarëve krenarë të lirisë të tetë viteve të mbrojtjes së shenjtë në luftën e imponuar kundër Iranit.