Fillimi i stërvitjes me dronë të Ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit
Stërvitja me dronë e Ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit filloi sot me fluturime zbulimi dhe monitorim të kufijve të vendit.
Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, stërvitja e përbashkët me dronë 1401 filloi me praninë e katër forcave të ushtrisë dhe bazës së përbashkët të mbrojtjes ajrore të Iranit në veri, jug, perëndim dhe në qendër të Iranit. Kjo stërvitje dyditore do të zhvillohet me praninë e 150 dronëve zbulues dhe luftarak në veri, jug, perëndim dhe qendër të vendit. Admirali Habibullah Sajari, Shefi Koordinator i Ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit, duke shpjeguar objektivat e stërvitjes së përbashkët me dronë të ushtrisë, tha: Dronët e rinj të prodhuar nga punonjësit e zellshëm të Ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit, industritë e Ministrisë së Mbrojtjes dhe me bashkëpunimin e kompanive shkencore në vend, do të përfshihen dhe do të testohen në këtë manovër. "Saktësia dhe fuqia e armëve... aftësitë e sistemeve të drejtimit dhe kontrollit dhe aftësitë luftarake të dronëve janë ndër parametrat që do të testohen dhe vlerësohen në këtë stërvitje," tha Admiral Sajari. Gjithashtu, në përgjigje të një pyetjeje në lidhje me detajet e zbatimit të bombardimeve masive nga dronët Karrar në stërvitjen e përbashkët të ushtrisë me dronë 1401, nën-admirali Sejed Mahmud Musavi tha: Një nga misionet e planifikuara për dronin Karrar është përdorimi i tij kundër mjeteve ajrore pa pilot ose me pilot të armikut në kuadër të operacioneve të interceptimit dhe shkatërrimit të dronëve sulmues. Droni Karrar është i aftë të mbajë të gjitha llojet e bombave me tonazhe të ndryshme dhe mund të përdoret si një dron bombardues kundër objektivave fikse dhe lëvizëse në zonën e stërvitjes.