Macron: Tani topi është në fushën e Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i131386-macron_tani_topi_është_në_fushën_e_iranit
Presidenti francez Emmanuel Macron, gjatë deklaratave të tij në lidhje me negociatat bërthamore, e konsideroi rifillimin e marrëveshjes bërthamore në varësi të vendimit të Teheranit dhe pohoi se topi tani është në fushën e Iranit dhe ringjallja e marrëveshjes bërthamore varet nga Irani.
(last modified 2026-03-28T22:46:51+00:00 )
Gusht 26, 2022 20:09 Europe/Tirane
  • Macron: Tani topi është në fushën e Iranit

Presidenti francez Emmanuel Macron, gjatë deklaratave të tij në lidhje me negociatat bërthamore, e konsideroi rifillimin e marrëveshjes bërthamore në varësi të vendimit të Teheranit dhe pohoi se topi tani është në fushën e Iranit dhe ringjallja e marrëveshjes bërthamore varet nga Irani.

Sipas Radio Free Europe, Emmanuel Macron gjatë udhëtimit të tij në Algjeri u përmbajt nga çdo spekulim për mundësinë e arritjes së marrëveshjes me Iranin, por në të njëjtën kohë shtoi se marrëveshja bazuar në kushtet e parashikuara nga Bashkimi Evropian do të ishte më e mirë se pa marrëveshje. Më pas ai vazhdoi: Tani topi është në fushën e Iranit. Pas prezantimit të propozimit të BE-së në Teheran dhe Uashington në fund të korrikut, javën e kaluar Irani paraqiti përgjigjen e tij në formën e disa komenteve. Edhe Uashingtoni iu përgjigj zyrtarisht komenteve të Teheranit për draft tekstin dy ditë më parë dhe njoftoi se disa çështje mbeten të pazgjidhura. Në të njëjtën kohë, Pallati Elysée, duke iu referuar konsultimit midis Francës dhe Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (ANEA) në lidhje me negociatat për heqjen e sanksioneve, njoftoi: Emmanuel Macron diskutoi mënyrat që SHBA të kthehen në zbatimin e marrëveshjes bërthamore.