Irani kritikon refuzimin e Izraelit për t'u bashkuar me traktatin NPT
Një diplomat i lartë iranian ka denoncuar refuzimin e vazhdueshëm të Izraelit për t'u bashkuar me Traktatin e Mospërhapjes Bërthamore (NPT), duke theksuar se krijimi i një rajoni të Lindjes së Mesme pa armë bërthamore është me rëndësi të madhe.
Ambasadori dhe përfaqësuesi i përhershëm i Iranit në Kombet e Bashkuara, Maxhid Takht-Ravanchi, i bëri komentet të premten duke folur me gazetarët në margjinat e Konferencës së Dhjetë të Rishikimit të Palëve në Traktatin mbi Mospërhapjen e Armëve Bërthamore të mbajtur në selinë e OKB në Nju Jork. “Çështja e Lindjes së Mesme si një rajon pa armë bërthamore është një nga diskutimet e rëndësishme… sepse regjimi izraelit, si i vetmi posedues i qindra kokave bërthamore, nuk është gati të bashkohet me Traktatin e Mospërhapjes Bërthamore dhe të vendosë Objektet e tij bërthamore nën mbikëqyrjen e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike”, tha ai. Ambasadori dhe përfaqësuesi i përhershëm i Iranit në Kombet e Bashkuara shtoi se refuzimi i Izraelit për t'u bashkuar me traktatin NPT vjen pasi disa vende po bashkëpunojnë me regjimin sionist dhe e kanë mbështetur gjithmonë atë. Ai theksoi se gjatë konferencës aktuale, Republika Islamike shpalli qartë se nuk do të tërhiqet nga qëndrimi i saj për rëndësinë e një Lindje të Mesme pa asnjë armë të shkatërrimit në masë. “Ne thamë se kjo çështje është një nga vijat e kuqe të Republikës Islamike të Iranit dhe nëse duan të veprojnë me ndershmëri dhe në mënyrë konstruktive, literatura e përdorur në deklaratat e konferencave të mëparshme duhet të përdoret edhe në këtë konferencë për të shkuar drejt një Lindje te Mesme pa armë bërthamore”, theksoi diplomati i lartë iranian.