Kapacitetet kulturore dhe fetare të Arbainit Hoseinian
Ceremonia e marshimit të Arbainit Hoseinian para së gjithash është shprehje e kapaciteteve kulturore të kësaj ceremonie dhe i efektit të elementit të fesë për afrimin e kombeve dhe shteteve islame.
Historia e marshimit të Arbainit nuk lidhet me vitet e fundit, por ecja drejt Qerbelasë gjatë Arbainit ka qenë e popullarizuar në mesin e shi'itëve që nga koha e Ehli Bejtit (a.s) dhe madje edhe në kulmin e shtypjes dhe tiranisë së qeverive Emevite dhe Abasite, shi'itët e kryenin këtë marshim. Sot, marshimi i Arbainit është kthyer në një ngjarje globale dhe një tubim unik në botë. Gazeta amerikane Huffington Post shkruante për madhështinë e kësaj ceremonie shkruante: “Të varfërit që japin ushqim, invalidët që ecin dhjetëra kilometra, rreth 700 milionë vakte të cilat ofrohen nga njerëzit e thjeshtë dhe kryesisht të varfër që kursejnë gjithë vitin për të ushqyer pelegrinët e Imam Huseinit (a.s.). Përveç kësaj, shpalosen karakteristika të tilla si modestia, përulësia, bujaria, sakrifica dhe falja, mirësia, respekti për veten etj. Kjo është më e spikatur në mesin e pelegrinëve dhe popullit irakian gjatë ditëve të Arbainit". Një nga kapacitetet e rëndësishme të marshimit të Arbainit është shfaqja e “unitetit dhe diversitetit”. Arbaini Hoseinian tërheq me një forcë magnetike një numër të madh njerëzish nga kultura të ndryshme me fe, gjuhë, ngjyra dhe raca të ndryshme. Myslimanët që besojnë në rrugën e Imam Huseinit (a.s.) dhe lëvizjen e tij hyjnë në marshimin e Arbainit dhe hapin derën e dialogut me botën, sepse Arbaini është bërë një vend dialogu, në qendër të të cilit është mesazhi i Imam Huseinit (a.s.), i cili kërkon drejtësi dhe vendosjen e paqes dhe qetësisë. Në këtë tubim njerëz me gjuhë dhe orientime të ndryshme ecin së bashku edhe pse nuk kanë njohuri për njëri-tjetrin. Edhe pse Arbaini është qartazi një ceremoni shi'ite, sunitët dhe madje edhe të krishterët, izeditë, zoroastrianët, etj. marrin pjesë në këtë ceremoni si pelegrinë dhe si shërbëtorë të pelegrinëve.