Evropa ka nevojë për naftën e Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i131692-evropa_ka_nevojë_për_naftën_e_iranit
Ministri i Naftës i Iranit, Xhavad Ouxhi tha se Evropa do të ketë shumë nevojë për furnizime me naftë nga Irani këtë dimër dhe shtoi se rritja e çmimeve të gazit natyror në këtë kontinent tashmë ka shtyrë shumë konsumatorë të kalojnë në karburantet me bazë bruto.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shtator 05, 2022 20:51 Europe/Tirane
  • Evropa ka nevojë për naftën e Iranit

Ministri i Naftës i Iranit, Xhavad Ouxhi tha se Evropa do të ketë shumë nevojë për furnizime me naftë nga Irani këtë dimër dhe shtoi se rritja e çmimeve të gazit natyror në këtë kontinent tashmë ka shtyrë shumë konsumatorë të kalojnë në karburantet me bazë bruto.

Ouxhi të hënën gjatë një takimi virtual të prodhuesve globalë të naftës OPEC+ tha se në Evropë çmimet për njësi të gazit natyror kishin arritur në ekuivalentin e 400 dollarëve për fuçi nafte, duke detyruar shumë njerëz të mendojnë për përdorimin e naftës si një alternativë më të lirë. “Ky është një realitet që rritja e çmimeve të gazit në tregun europian po i shtyn konsumatorët të përdorin naftë dhe produkte të naftës dhe ka shumë të ngjarë që kërkesa për naftë bruto të rritet në Evropë”, tha ai i cituar nga IRIB News. Ministri i Naftës i Iranit tha se tregu global i energjisë ka nevojë urgjente për rritje të furnizimeve me naftë dhe gaz nga Irani, pasi vendet konsumatore po përpiqen të shmangin një krizë të madhe të karburantit gjatë dimrit. Ai tha, megjithatë, se Irani do të jetë plotësisht i gatshëm t'i vërë në dispozicion furnizimet e shtuara nëse vendi lirohet nga sanksionet amerikane. “Ne jemi të gatshëm të luajmë rolin tonë në furnizimin e naftës dhe të produkteve të saj dhe të ndihmojmë në promovimin e sigurisë globale të energjisë pa politizime dhe duke shmangur çdo përdorim politik të energjisë,” tha ministri i Naftës i Iranit.