Ulyanov: Irani nuk do të pranojë paqartësi në marrëveshje
Mikhail Ulyanov, ambasadori i Rusisë dhe përfaqësuesi i përhershëm në organizatat ndërkombëtare në Vjenë, theksoi se Irani nuk do të pranojë boshllëqe dhe paqartësi në marrëveshjen bërthamore.
Sipas IRNA, Mikhail Ulyanov, ambasadori dhe përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në organizatat ndërkombëtare me seli në Vjenë, në një postim në Twitter, duke iu referuar reagimit të analistit ndërkombëtar Mohammad Marandi ndaj deklaratave të fundit të zyrtarit të politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, shkroi: “Është e qartë se Irani nuk do të pranojë boshllëqe dhe paqartësi. Nuk jam i sigurt se BE-ja ka harruar se kush është përgjegjës për situatën aktuale". Të hënën, Josep Borrell, shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, deklaroi se ai është më pak i sigurt për suksesin e procesit të negociatave për kthimin e Shteteve të Bashkuara në marrëveshjen bërthamore dhe tha: "Nëse qëllimi është të arrihet një marrëveshje shpejt, kjo nuk do të ndodhë”. Borrell shtoi: "Shanset për një marrëveshje midis Teheranit dhe fuqive botërore janë zbehur". Muhamed Marandi, analist iranian për çështjet ndërkombëtare, duke iu përgjigjur deklaratave të shefit të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, ka postuar një mesazh në Twitter ku theksoi: "Borrell është aleat i Shteteve të Bashkuara dhe harron se arsyeja e këtyre negociatave është shkelja e marrëveshjes nga Perëndimi dhe presioni maksimal ndaj Iranit përmes sanksioneve që synojnë qytetarët iranianë, dhe kjo në rrethanat kur Irani i është përmbajtur plotësisht marrëveshjes". Duke theksuar se Irani nuk do të pranojë boshllëqe dhe paqartësi, Marandi sqaroi: "Shtetet e Bashkuara po i imponojnë kosto Bashkimit Evropian".