Shfaqja e arritjeve të Iranit në fushën mbrojtjes në ekspozitën në Baku
Ekspozita e katërt ndërkombëtare e industrisë së mbrojtjes në Baku, kryeqyteti i Republikës së Azerbajxhanit, po mbahet me pjesëmarrjen aktive të Republikës Islamike të Iranit dhe do të vazhdojë deri më 8 shtator 2022.
Sipas Iran Press, më shumë se 200 kompani që prodhojnë pajisje ushtarake dhe produkte të mbrojtjes nga 26 vende të botës janë të pranishme në Ekspozitën e 4-t Ndërkombëtare të Industrisë së Mbrojtjes në Baku dhe kanë prezantuar arritjet e tyre më të fundit në fushën e mbrojtjes. Republika Islamike e Iranit ka një prani të spikatur në Ekspozitën e 4-t Ndërkombëtare të Industrisë së Mbrojtjes në Baku me pesë kompani që prodhojnë pajisje mbrojtëse në fushat e luftës tokësore, ajrore dhe detare si dhe një sërë sistemesh të reja në fushën e elektromagnetikës, telekomunikacionit, radiokomunikimit dhe të inteligjencës artificiale. Admirali Amir Rastegari, zëvendësministër i Mbrojtjes i Iranit, në margjinat e Ekspozitës së 4-t të Industrisë së Mbrojtjes në Baku, tha se për shkak të kufirit të përbashkët tokësor dhe detar dhe marrëdhënieve të mira midis Iranit dhe Republikës së Azerbajxhanit, zhvillimi i marrëdhënieve ushtarake është në axhendën e të dy vendeve. Ekspozita Ndërkombëtare e Industrisë së Mbrojtjes në Baku është një nga ekspozitat më të rëndësishme të industrisë së mbrojtjes në Kaukazin e Jugut dhe Azinë Qendrore, e cila mbahet çdo dy vjet. Delegacione të ndryshme të huaja, përfshirë delegacionin ushtarak të Republikës së Azerbajxhanit, vizituan stendat e Republikës Islamike të Iranit dhe u informuan për arritjet më të fundit ushtarake dhe mbrojtëse të Iranit.