Irani do të importojë gaz rus
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i132128-irani_do_të_importojë_gaz_rus
Irani do të importojë gaz rus përmes tubacioneve nga Azerbajxhani sipas pikave të rëna dakord në një marrëveshje të madhe midis Teheranit dhe Moskës dy muaj më parë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shtator 20, 2022 08:47 Europe/Tirane
  • Irani do të importojë gaz rus

Irani do të importojë gaz rus përmes tubacioneve nga Azerbajxhani sipas pikave të rëna dakord në një marrëveshje të madhe midis Teheranit dhe Moskës dy muaj më parë.

Agjencia gjysmë-zyrtare e lajmeve Fars tha në një raport të hënën se Irani do të blejë rreth 9 milion metra kub (mcm) gaz në ditë nga Rusia dhe do të marrë 6 milion metra kub të tjera në ditë, sipas një marrëveshje shkëmbimi me qëllim të dërgimit në konsumatorët e gazit rus në jug të Iranit. Raporti citoi të dhëna nga një raport i brendshëm i Ministrisë iraniane të Naftës dhe tha se marrëveshjet e blerjes dhe shkëmbimit lidhen me një marrëveshje prej 40 miliardë dollarësh të nënshkruar në korrik midis kompanisë shtetërore të naftës të Iranit NIOC dhe kompanisë Gazprom të Rusisë. Raportet e mëparshme kishin treguar se Irani mund të merrte furnizimin e gazit rus nga Turkmenistani me qëllim të shkëmbimit me dërgesat e gazit iranian në Turqi dhe Irak. Megjithatë, të dhënat e reja sugjerojnë se Irani do të përdorë 15 milion metra kub në ditë të furnizimit me gaz nga Rusia për të forcuar rrjetin e tij të furnizimit të brendshëm në rajonet me popullsi të dendur në veriperëndim të Iranit, duke qenë në gjendje të eksportojë sasi të shtuara të gazit natyror në Turqi dhe Irak përmes tubacioneve në perëndim të vendit. Raporti i agjencisë Fars tha se Irani do të dërgojë ekuivalentin prej 6 milion metra kub në ditë për klientët e Rusisë në jug në formën e gazit natyror të lëngshëm (LNG). Ai shtoi se Gazprom do të jetë partner në procesin e lëngëzimit të gazit.