Amir Abdulahjan: Amerika duhet t'i japë fund terrorizmit ekonomik
Duke iu referuar komenteve të zyrtarëve amerikanë në lidhje me vdekjen e shtetases iraniane Mahsa Amini, ministri i punëve të jashtme të Iranit shkroi: “Të drejtat e njeriut kanë një vlerë qenësore për Iranin. Amerika duhet t'i japë fund terrorizmit ekonomik në vend që të derdhë lot krokodili".
Qendra për informim e Policisë së Teheranit të enjten, më 15 shtator, pas publikimit të lajmit se një vajzë e re ishte në gjendje shëndetësore jo të mirë pasi u transferua në një komisariat të policisë, njoftoi se zonja Mehsa Amini, e cila u shoqërua në një nga departamentet e policisë së Teheranit për shpjegime dhe trajnime, në grupit të personave të tjerë të shoqëruar në polici, për shkak të një problemi në zemër, ajo është dërguar menjëherë në spital në bashkëpunim me policinë dhe ekipin e urgjencës, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë.
Pas publikimit të lajmit për vdekjen e Mehsa Amini në një nga komisariatet e policisë, prokurori i Teheranit Ali Salehi njoftoi hyrjen e prokurorisë në këtë rast dhe urdhëroi formimin e një grupi të posaçëm për të hetuar aspektet mjekësore të këtij rasti.
Në këtë drejtim dhe sipas agjencisë së lajmeve Tasnim; ministri i punëve të jashtme të Iranit, Husejn Amir Abdulahjan, në një postim në Twitter duke iu përgjigjur komenteve të zyrtarëve amerikanë në lidhje me vdekjen e shtetases iraniane Mahsa Amini, shkroi: "Të drejtat e njeriut kanë një vlerë të qenësishme për Iranin, ndryshe nga ata që i përdorin ato si një mjet kundër rivalëve të vet".
Ministri i punëve të jashtme të Iranit shtoi: "Amerika duhet t'i japë fund terrorizmit ekonomik në vend që të derdhë lot krokodili".