Irani kundërshton çdo ndryshim në kufijtë e rajonit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i132356-irani_kundërshton_çdo_ndryshim_në_kufijtë_e_rajonit
Ministri i Jashtëm i Republikës Islamike të Iranit gjatë takimit me Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Azerbajxhanit theksoi kundërshtimin e Iranit ndaj çdo ndryshimi në kufijtë e rajonit.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shtator 25, 2022 09:08 Europe/Tirane
  • Irani kundërshton çdo ndryshim në kufijtë e rajonit

Ministri i Jashtëm i Republikës Islamike të Iranit gjatë takimit me Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Azerbajxhanit theksoi kundërshtimin e Iranit ndaj çdo ndryshimi në kufijtë e rajonit.

Ministri i Jashtëm i Iranit Husein Amir Abdullahian të premten në margjinat e sesionit të 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork u takua me ministrin e Jashtëm të Azerbajxhanit Jeihun Bayramov ku theksoi pozicionin e qartë të Republikës Islamike të Iranit që është kundërshtimi i vendosur ndaj çdo ndryshimi të kufijve të rajonit. Në këtë kuadër ai tha: Republika Islamike e Iranit, në konsultim me autoritetet e Republikës së Azerbajxhanit dhe Republikës së Armenisë, është e gatshme të ndihmojë palët në konflikt, për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre në mënyrë paqësore. Me fillimin e raundit të ri të konflikteve në Kaukaz, i cili filloi më 13 shtator pas sulmeve ushtarake të Republikës së Azerbajxhanit dhe Armenisë në territorin e njëri-tjetrit, duket se ky rajon është kthyer sërish në një qendër trazirash. Kjo përkundër faktit se në nëntor 2020, Republika e Azerbajxhanit dhe Armenia ranë dakord për një marrëveshje armëpushimi në lidhje me konfliktin e tyre në rajonin Nagorni Karbak. Kjo marrëveshje u arritur me përpjekjet e Iranit dhe ndërmjetësimin e Rusisë, por mesa duket situata në rajon vazhdon të mbetet e tensionuar dhe herë pas here konfliktet mes dy vendeve shtohen. Tani mosmarrëveshja është për korridorin Zangezzor në territorin e Armenisë që ndodhet në kufirin prej rreth 35 kilometrash mes këtij vendi dhe Iranit; Ky është një korridor që lidh Republikën e Azerbajxhanit me rajonin autonom të Nakhçevanit. Bakuja, me mbështetjen e Turqisë dhe provokimet e regjimit sionist, kërkon të marrë në dorë këtë korridor, që sigurisht nëse realizohet do të nënkuptojë ndryshim të kufijve të Armenisë dhe shkëputje me Iranin. Edhe pse Republika Islamike e Iranit ishte me Bakunë gjatë konflikteve midis Azerbajxhanit dhe Armenisë për rajonin e Nagorni-Karabakut dhe mirëpriti kthimin e këtij rajoni në Republikën e Azerbajxhanit, çështja e korridorit Zangezzor duhet të konsiderohet një lakmi gjeopolitike e Azerbajxhanit, e cila mund të konsiderohet si një kërcënim për kufijtë veriorë të Iranit. Gjatë marrëveshjes së armëpushimit ndërmjet Azerbajxhanit dhe Armenisë dhe sipas dispozitave të saj, është rënë dakord për vetëm për një rrugë tokësore ndërmjet Republikës së Azerbajxhanit dhe Nakhçivanit për transportin e mallrave dhe njerëzve; Në paragrafin 9 të kësaj marrëveshjeje, të cilës i referohet Republika e Azerbajxhanit, Armenia pranoi vetëm hapjen e rrugëve të bllokuara të transportit ndërmjet pjesës perëndimore të Republikës së Azerbajxhanit dhe rajonit autonom të Nakhçivanit dhe të garantojë sigurinë e këtyre rrugëve. Por aty nuk përmendet krijimi i një korridori përgjatë kufirit midis Armenisë dhe Iranit, i cili do të heqë këtë kufi dhe do ta pengojë Iranin nga qasja në rrugën transitore të Republikës së Armenisë. Prandaj, Irani, si vend kufitar me Armeninë, mund të preket nga ndryshime të tilla të mundshme dhe mbi këtë bazë që në fillim e ka deklaruar qartë dhe shprehimisht kundërshtimin e tij.  Ajetollah Khamenei, Udhëheqësi Suprem i Revolucionit Islamik, më 19 korrik, gjatë takimit me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan deklaroi: “Nëse ka një politikë për të bllokuar kufirin iraniano-armen, Teherani do ta kundërshtojë atë, sepse ky kufi është një rrugë komunikimi për mijëra vjet. “Gjeneral Major Mohammad Bagheri”, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjithashtu duke iu referuar zhvillimeve midis Armenisë dhe Republikës së Azerbajxhanit theksoi: Ne nuk i drejtohemi konfliktit dhe luftës dhe nuk heshtim përballë tyre. Është e qartë se Republika Islamike e Iranit gjithmonë ka theksuar mbrojtjen e kufijve dypalëshe dhe ndërkombëtarë dhe respektimin e sovranitetit të vendeve dhe parandalimin e çdo ndryshimi në gjeografinë politike të rajonit dhe ka paralajmëruar për çdo veprim që kërcënon kufijtë përkatës; Deklaratat e liderit suprem dhe paralajmërimet e zyrtarëve të tjerë të Republikës Islamike të Iranit gjithashtu tregojnë qartë vendosmërinë serioze të Iranit për të kundërshtuar dhe parandaluar çdo veprim që synon ndryshimin e kufijve të fqinjëve të tij, përfshirë kufirin midis Iranit dhe Armenisë.