Presidenti i RII viziton të plagosurit e trazirave të fundit
Të dielën në mbrëmje, Presidenti i Iranit vizitoi një numër të plagosurish në një spital në Teheran.
Sipas IRNA, Ajetollah Sejed Ibrahim Raisi, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, vizitoi një numër të plagosurish në trazirat e fundit në një nga spitalet e Teheranit dhe u informua për trajtimin dhe mjekimin e tyre. Derisa një numër i madh i iranianëve janë prekur nga vdekja e Mehsa Amini dhe janë në pritje të shpalljes së rezultateve të hetimit mjeko-ligjor, disa tubime të paligjshme janë mbajtur në disa qytete, përfshirë Teheranin dhe janë shkaktuar dëme në pronën publike. Në këto trazira nga sulmi i rebelëve nuk janë kursyer as automjetet e shpëtimit, ambulancat, zjarrfikësit dhe deri më tani janë lënduar dhe shtruar në spital disa teknikë mjekësorë dhe punonjës të shpëtimit, si dhe janë shkatërruar 61 autoambulanca. Pas shkeljes së normës nga protestuesit, populli i Iranit Islamik në një marshim tepër të madh në të gjithë vendin të premten dënoi këto veprime destruktive. Dje, njerëzit në mbarë Iranin Islamik morën pjesë në tubimin e madh të "Ummetit të Resulullahut (PBUH)" në shenjë proteste kundër veprimeve të rebelëve.