Irani hedh poshtë pretendim për sulme kibernetike ndaj faqeve të qeverisë iraniane
Qendra Kombëtare e Hapësirës Virtuale në një raport të saj, deklaroi se sulmet kibernetike ndaj faqeve të internetit të qeverisë së Iranit nuk janë të vërteta.
Kohët e fundit, një grup i sulmeve kibernetike i njohur me emrin "Anonymous" pretendoi se kishte sulmuar në internet disa faqe interneti të qendrave qeveritare, duke përfshirë Parlamentit Islamik, Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave, Ministrinë e Naftës dhe faqen e operatorit të celularëve "Hamrahe Aval", por që pas kryerjes së hetimeve shqyrtimeve është bërë e qartë se nuk ishin kryer sulme të tilla dhe ishin vetëm pretendime.
Sejed Nizamuddin Mousavi, zëdhënës i kryesisë së Parlamentit Islamik të Iranit, gjithashtu tha: "Hakimi i qoftë edhe një prej faqeve zyrtare të Parlamentit Islamik është një gënjeshtër e plotë".
Krahas aksesit të gazetarëve, që prej dy vitesh në media është publikuar edhe dosja e emrave dhe numrave të telefonit të përfaqësuesve dhe kjo dosje është publikuar në shumë grupe dhe rrjete sociale për të komunikuar me deputetët dhe për të ndjekur kërkesat e sindikatave. Do të thotë që të dhënat përkatëse kanë qenë të dispozicion të publikut.
Kanali televiziv i mbështetur nga regjimi i Al Saud në Londër, "Iran International", pretendoi në faqen e tij në Twitter se grupi i hakerëve "Anonymous" raportoi se kishte hakuar faqen e internetit të Parlamentit Islamik të Iranit.
Qendra Kombëtare për Hapësirën Kibernetike të Iranit njoftoi gjithashtu: "Sulmet kibernetike të pretenduara ndaj faqeve të internetit të qeverisë së vendit nuk janë të vërteta".
Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, sipas njoftimit të Qendrës Kombëtare të Hapësirës Kibernetike, pretendimet e fundit të grupit “Anonymous” në lidhje me sulmet kibernetike ndaj faqeve të qeverisë së vendit, nuk janë të vërteta.