Lirimi i miliarda dollarëve nga burimet e bllokuara të Iranit
Javët e fundit, janë kryer negociatat intensive me ndërmjetësimin e një prej vendeve të rajonit në lidhje me çlirimin e njëkohshëm të të burgosurve iranianë dhe amerikanë dhe të miliarda dollarëve nga burimet e bllokuara të Iranit.
Sipas një njoftimi të agjencisë Irna në të njëjtën kohë kur negociatat për heqjen e sanksioneve nuk kanë arritur rezultat për shkak të mungesës së një vendimi politik nga ana e ShBA, ky vend jashtë procesit të negociatave bërthamore ka ndjekur çështjen e lirimit të të burgosurve të tij me Iranin dhe njëkohësisht lirimin e kapitaleve të bllokuara të Iranit në Korenë e jugut. Lajmet e fundit bëjnë me dije se janë zhvilluar negociata intensive me ndërmjetësimin e një prej vendeve të rajonit për lirimin e njëkohshëm të të burgosurve iranianë dhe amerikanë, si dhe lirimin e miliarda dollarëve nga burimet e bllokuara valutore të Iranit. Sipas kësaj; Irani ende nuk ka pranuar llogaritë për transferimin e këtyre burimeve në përputhje me konsideratat bankare dhe ka prezantuar llogari të reja për këtë qëllim. Ndërkohë Stefan Dujarik zëdhënësi i OKB ka pretenduar se Bagher Namazi, një iranian me dy shtetësi është liruar nga Irani dhe është larguar nga ky vend ndërsa është lriuar edhe Siamak Namazi i cili ndodhet në Iran. Në deklaratën e Dujarik i cili citon sekretarin e OKB, Guterres ka falenderuar presidentin e RII që lejoi Namazinë që të largohen dhe mjekohet jashtë Iranit. Sekretari i KB gjithashtu në deklaratë tha: Është i lumtur që siamak namazi djali i Bagher Namazi është liruar nga paraburgimi. Ai shtoi: Ne do të vazhdojmë të bashkëveprojmë me zyrtarët iranianë për një sërë çështjesh të rëndësishme siç janë situata rajonale, zhvillimi i qëndrueshëm dhe promovimi dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut. Avokati i Siamak Namazi, Jared Ginsin gjithashtu të Shtunën në mbrëmje i tha Reuters se Siamak Namazi ishte larguar nga burgu i Iranit në një pushim një javë. Siamak dhe Bagher Namazi u dënuan me pesë vjet burg disa vjet më parë për spiunim dhe bashkëpunim me qeverinë amerikane.