276 persona u plagosën nga tërmeti në Azerbajxhanin Perëndimor
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i132848-276_persona_u_plagosën_nga_tërmeti_në_azerbajxhanin_perëndimor
Tërmeti me magnitudë 4.5 ballë në Azerbajxhanin Perëndimor (në veriperëndim të Iranit) plagosi 276 persona.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Tetor 05, 2022 08:54 Europe/Tirane
  • 276 persona u plagosën nga tërmeti në Azerbajxhanin Perëndimor

Tërmeti me magnitudë 4.5 ballë në Azerbajxhanin Perëndimor (në veriperëndim të Iranit) plagosi 276 persona.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars; Mëngjesin e sotëm, një tërmet me magnitudë 4.5 ballë të shkallës Rihter goditi veriun e provincës së Azerbajxhanit Perëndimor. Sipas Qendrës Sizmologjike të Iranit, tërmeti ka ndodhur në orën 03:51 të mëngjesit dhe në një thellësi prej 10 kilometrash. Pas këtij tërmeti janë raportuar edhe dy pasgoditje me magnitudë 2.9 dhe 2.7 ballë. Në lidhje me këtë, Amir Abbas Jafari, Drejtor i Përgjithshëm i Menaxhimit të Krizave të Azerbajxhanit Perëndimor, tha: Tërmeti i mëngjesit të sotëm të së mërkurës nuk ka shkaktuar viktima. Si pasojë e këtij tërmeti janë lënduar 276 qytetarë, të cilët po trajtohen në spital. Drejtori i Përgjithshëm i Menaxhimit të Krizave të Azerbajxhanit Perëndimor deklaroi se sasia e humbjeve financiare është duke u hetuar nga ekipet vlerësuese dhe tha: Njerëzit tani janë në rrugë për shkak të frikës dhe stresit të shkaktuar nga tërmeti, por rendi në qytet po ruhet. Ky tërmet është ndjerë edhe në qytetet Urmiya, Tabriz, si dhe qytetin Bash Qala në provincën Van të Turqisë. Gjithashtu, tërmeti vrau 7 shtetas turq në qytetin Bash Qala të Vanit. Ministri i Brendshëm turk, Sulejman Sojlu tha: Si pasojë e tërmetit që ra në Iran, në provincën Van humbën jetën 7 shtetas turq, mes tyre tre fëmijë.