Ambasadori britanik në Teheran u thirr në Ministrinë e Jashtme iraniane
(last modified Tue, 11 Oct 2022 09:55:42 GMT )
Tetor 11, 2022 11:55 Europe/Tirane
  • Ambasadori britanik në Teheran u thirr në Ministrinë e Jashtme iraniane

Pas njoftimit të Londrës për sanksione arbitrare dhe të pabaza kundër disa zyrtarëve dhe njësive të një institucioni të Republikës Islamike të Iranit, Simon Shercliffe, ambasadori britanik në Teheran, u thirr në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Iranit.

Qeveria britanike, pas ndërhyrjeve të fundit në lidhje me trazirat e fundit në Iran, të hënën policinë e sigurisë morale dhe disa zyrtarë të lartë të sigurisë dhe politikës iraniane i vendosi në listën e sanksioneve. Sipas agjencisë së lajmeve Fars, në këtë takim Shercliff-it iu njoftua protesta e fortë e Teheranit kundër Britanisë për ndërhyrje në punët e brendshme të Republikës Islamike të Iranit dhe u dënua ashpër veprimi ndërhyrës i këtij vendi. Gjithashtu, ambasadori britanik u informua se Republika Islamike e Iranit rezervon të drejtën e saj për të marrë kundërmasa dhe Shercliffe tha se do ta raportonte menjëherë këtë çështje në Londër. Kjo është hera e tretë në tre në javët e fundit që ambasadori britanik thirret në Ministrinë e Jashtme. Shercliffe u thirr në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Iranit më 24 shtator pas akteve dashakeqe të mediave në gjuhën persiane me bazë në Londër dhe më 5 tetor pas ndërhyrjes së autoriteteve të vendit në lidhje me zhvillimet e brendshme të Iranit. Atij iu dha një protestë e fortë nga ana e Teheranit.

Tags