Amir-Abdollahian: Kundërshtojmë ndërhyrjen e Evropës në punët e brendshme të Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i133188-amir_abdollahian_kundërshtojmë_ndërhyrjen_e_evropës_në_punët_e_brendshme_të_iranit
Ministri i Jashtëm iranian Hossein Amir-Abdollahian në një mesazh në Twitter të martën tha se Irani dhe Franca ranë dakord që respekti dhe përfitimi i ndërsjellë të mbizotërojnë në marrëdhëniet dypalëshe.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 11, 2022 17:24 Europe/Tirane
  • Amir-Abdollahian: Kundërshtojmë ndërhyrjen e Evropës në punët e brendshme të Iranit

Ministri i Jashtëm iranian Hossein Amir-Abdollahian në një mesazh në Twitter të martën tha se Irani dhe Franca ranë dakord që respekti dhe përfitimi i ndërsjellë të mbizotërojnë në marrëdhëniet dypalëshe.

"Bisedova me ministren e Jashtme të Francës, Katrin Kolona, përmes telefonit. U pajtuam që respekti dhe përfitimi reciprok të mbizotërojnë në marrëdhëniet Teheran-Paris," shkroi Amir-Abdollahian në Twitter. "Ne ramë dakord që dhuna dhe terrori duhet të përballen," shtoi ai. “Unë kundërshtova ndërhyrjen e Evropës në punët tona të brendshme. Theksova qartë se ne do të reagojmë nëse zbatohen masat kufizuese të BE-së ndaj Iranit”, nënvizoi më tej ministri i Jashtëm iranian.