Grupi i deputetëve të provincës së Kurdistanit dënojnë veprimet destruktive
Grupi i deputetëve të provincës Kurdistan në Parlamentin Islamik të Iranit kanë lëshuar një deklaratë me anë të të cilës, kanë dënuar veprimet destruktive të disa elementëve të brendshëm me mbështetjen e shërbimeve të spiunazhit të shteteve të tjera.
Klubi i gazetarëve të rinj njoftoi se grupi i deputetëve të provincës Kurdistan në Parlamentin Islamik të Iranit me anë të një deklarate, kanë dënuar veprimet destruktive të disa elementëve të brendshëm me mbështetjen e shërbimeve të spiunazhit të shteteve të tjera dhe kanë deklaruar: "Ngjarjet e fundit kanë qenë një shembull konkret i operacioneve të "NATO-s Kulturore" të armiqve të përbetuar të këtij vendi dhe bandat e paguara nga jashtë dhe me mbështetjen e frontit perëndimor-sionist dhe amerikan, kanë kryer krime në Iran".
Në vazhdim të kësaj deklarate thuhet: "Ky grup i deputetëve vlerëson lartë dhe falënderon zgjuarsinë e popullatës së vetëdijshme të provincës Kurdistan e cila duke e njohur shumë mirë frontin e armikut dhe grupeve separatiste terroriste, ka distancuar radhët e veta nga trazirat dhe veprimet destruktive dhe në këtë mënyrë dëshmuar edhe një herë se e njeh shumë mirë armikun e vendit".