Eksportet farmaceutike të Iranit në Rusi
Kreu i Organizatës së Zhvillimit të Tregtisë së Iranit njoftoi eksportin e ilaçeve të vendit në Rusi.
Sipas ISNA, Alireza Pejmanpak, kreu i Organizatës për Zhvillimin e Tregtisë së Iranit, tha se tregu farmaceutik rus kap vlerën e 20 miliardë dollarëve dhe se Irani po planifikon të hyjë në këtë treg. Pejmanpak shtoi se me tërheqjen e kompanive perëndimore nga Rusia për shkak të sanksioneve, kompanitë iraniane kanë një treg të përshtatshëm nga i cili mund të përfitohet. Kreu i Organizatës për Zhvillimin e Tregtisë në Iran theksoi se puna ka nisur disa muaj më parë dhe tani janë bërë marrëveshje të mira për eksportin e barnave kundër kancerit. Irani dhe Rusia ndajnë interesa strategjike në fushat dypalëshe, veçanërisht në marrëdhëniet ekonomike, ushtarake dhe të sigurisë, si dhe çështjet rajonale dhe ndërkombëtare, të tilla si përballja me unilateralizmin amerikan dhe kjo ka qenë një nga faktorët kryesorë të bashkëpunimit të ngushtë mes dy palëve në vitet e fundit.