Katër persona të tjerë nga burgosurit humbin jetën nga incidenti në Evin
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i133494-katër_persona_të_tjerë_nga_burgosurit_humbin_jetën_nga_incidenti_në_evin
Zyra për informim e sistemit gjyqësor të Iranit njoftoi për vdekjen e katër të burgosurve të tjerë si pasojë e incidentit të shpërthimit të zjarrit në burgun Evin të Teheranit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 17, 2022 12:05 Europe/Tirane
  • Katër persona të tjerë nga burgosurit humbin jetën nga incidenti në Evin

Zyra për informim e sistemit gjyqësor të Iranit njoftoi për vdekjen e katër të burgosurve të tjerë si pasojë e incidentit të shpërthimit të zjarrit në burgun Evin të Teheranit.

Pas konfliktit të së shtunës mbrëma mes disa të burgosurve të repartit të posaçëm për vjedhje dhe repartit për krime financiare të burgut Evin në Teheran dhe ai pasojë e zjarrit që shpërtheu në punishten e rrobaqepësisë së këtij burgu, janë bërë regjistrimet e dëmeve materiale dhe në njerëz dhe autoritet kanë konfirmuar se deri më tani gjatë këtij incidenti kanë humbur jetën 8 persona. Forcat e sigurisë dhe ekipet e urgjencës kanë ndërhyrë me kohë në këtë ngjarje dhe kanë arritur të shpëtojnë dhe evakuojnë një numër të konsiderueshëm të të burgosurve dhe t'i transferojnë ata në një zonë të sigurt nga zjarri.
Në këtë incident që u shoqërua me shpërthimin e një zjarri të madh, humbën jetën katër të burgosur dhe 10 prej tyre u shtruan në spital, sipas raporteve të para.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se zyra për informim e autoriteteve të Sistemit Gjyqësor të Iranit në një raport më të fundit, ka njoftuar vdekjen e katër të burgosurve të tjerë që ishin lënduar gjatë incidentin në burgun Evin, pavarësisht të gjitha masave të ekipeve mjekësore. Prandaj, duke përfshirë vdekjen e këtyre katër personave që vdiqën në spital për shkak të lëndimeve që kishin marrë, numri total i të vdekurve nga incidenti i përleshjes së të burgosurve me njëri-tjetrin dhe zjarrit në burgun e Evinit ka shkuar tetë persona.
Ky raport shton se të gjithë të vdekurit ishin të burgosur të krimeve të lidhura me vjedhje.
Sipas raportit të Qendrës për Media të Sistemit Gjyqësor të Iranit, gjashtë personat e lënduar në këtë incident janë ende në spital dhe po i nënshtrohen trajtimit dhe procedurave mjekësore dhe gjendja e tyre e përgjithshme është duke u përmirësuar.