Gjeneral Salami: Regjimi Al Saud t'i japë fund lojës mediatike
Komandanti i përgjithshëm i Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit theksoi: "Regjimi Al Saud duhet t'i japë fund lojërave mediatike ndaj të rinjve dhe popullit të madh të Iranit Islamik dhe ne i paralajmërojmë ata në këtë drejtim".
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se gjeneral Husejn Salami, komandanti i përgjithshëm i Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit, sot (e hënë) në ceremoninë e fillimit të manovrës së madhe "Fuqia e Gardës Revolucionare të Iranit" në zonën e publike të rajonit Aras, deklaroi: "Mediat e lidhura me regjimin e Al Saud në mënyrë të hapur po nxisin të rinjtë dhe po provokojnë ata me gënjeshtra, prandaj ne u rekomandojmë atyre të kontrollojnë këto media, përndryshe tymi i kësaj propagande mediatike do t'u shkojë në sytë e tyre".
Komandanti i përgjithshëm i Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit shtoi: "Dijeni se jeni të pambrojtur dhe është më mirë që të keni kujdes".
Gjeneral Salami e cilësoi si kërcënim depërtimin e agjentëve të regjimit sionist në rajon dhe tha: "Ky regjim djallëzor ka depërtuar në disa vende fqinjë të pjesës jugore dhe veriore të Iranit Islamik dhe të rajonit dhe meqë e njohim mirë këtë regjim uzurpues, ne u rekomandojmë vendeve të rajonit që të mos lejojnë depërtimin e këtij regjimi në vendet e tyre".
Komandanti i përgjithshëm i Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit theksoi: "Natyra e këtij regjimi famëkeq është të krijojë pasiguri, përçarje dhe intriga. Prandaj, nuk duhet lejuar regjimin sionist të infektojë vendet islamike të rajonit dhe të bëjë që pasiguria e tij të kalojë edhe në vendet islamike".
Gjeneral Salami në fund deklaroi se mesazhi kryesor i manovrave ushtarake të sotme është miqësia dhe vëllazëria me vendet fqinjë dhe tha: "Përderisa vendet fqinjë nuk bëjnë komplote apo armiqësi, ne do të vazhdojmë miqësinë dhe bashkëpunimin tonë, përndryshe politika e Republikës Islamike të Iranit do të ndryshojë dhe deri në kohën kur vendet e ndryshme do të kenë bashkëpunim dhe bashkëjetesë paqësore dhe marrëdhënie të përshtatshme politike dhe ekonomike, ne do të qëndrojmë besnik miqësisë dhe bashkëpunimit me vendet fqinjë".