Gjeneral Musavi: Zgjuarsia e popullit iranian, neutralizoi komplotin e armiqve
Komandanti i përgjithshëm i ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit deklaroi se zgjuarsia dhe vigjilenca sa më e madhe e popullit iranian ndaj komploteve të ndryshme të armiqve të Iranit dhe sistemit të Republikës Islamike, është çelësi i dështimit të fuqive hegjemoniste dhe armiqve të Iranit.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se gjeneral Sejed Abdurrahman Musavi, komandanti i përgjithshëm i ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit, gjatë vizitës që zhvilloi në njësitë ajrore dhe kundërajrore të ushtrisë në Bandar Abas në jug të Iranit, duke vlerësuar nivelin e gatishmërisë së avionëve, dronëve, sistemeve të mbrojtjes kundërajrore, sistemeve raketore dhe qendrave komanduese dhe të kontrollit, deklaroi se gatishmëria luftarake e këtyre njësive është rezultat i punës së zellshme dhe të palodhshme si dhe i disiplinës dhe kulturës organizative të forcave dhe personelit të ushtrisë së Iranit.
Komandanti i përgjithshëm i ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit duke vë në dukje planet e armikut për të preokupuar institucionet shtetërore të Iranit dhe për të krijuar shpenzime sa më të larta me qëllim që të realizojë më lehtë qëllimet e veta politike, tha: “Armiqtë e këtij populli dhe në krye të tyre shteti kriminel i Amerikës dhe regjimi fals sionist synojnë të pengojnë sa më shumë rrugën e progresit të Iranit. Mashtrimi i të rinjve dhe krijimi i përçarjeve mes gjeneratave, grupeve etnike, parive dhe shtresave të ndryshme të shoqërisë së Iranit janë programe të planifikuara në dhomat e mendimit të qendrave studimore dhe spiunazhe të Amerikës dhe regjimit sionist”.