Arrestohen 10 persona me akuzë për bashkëpunim me organizatën spiunazhe sioniste
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i133840-arrestohen_10_persona_me_akuzë_për_bashkëpunim_me_organizatën_spiunazhe_sioniste
Zyra për informim e Sistemit Juridik të Iranit ka njoftuar arrestimin e 10 personave me akuzë bashkëpunimi me organizatën spiunazhe të regjimit sionist Mossad.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 24, 2022 11:08 Europe/Tirane
  • Arrestohen 10 persona me akuzë për bashkëpunim me organizatën spiunazhe sioniste

Zyra për informim e Sistemit Juridik të Iranit ka njoftuar arrestimin e 10 personave me akuzë bashkëpunimi me organizatën spiunazhe të regjimit sionist Mossad.

Këta 10 persona janë agjentë të lidhur me regjimin sionist dhe misioni kryesor i tyre ishte identifikimi i forcave të inteligjencës së Iranit që veprojnë në provincën Azerbajxhani Perëndimor.

Zyra për informim e Sistemit Juridik të Iranit në një njoftim, tha se anëtarët e këtij grupi nën drejtimin e drejtpërdrejtë të oficerëve të Mossad, kanë marrë detyrë për identifikimin e forcave të veprojnë në kuadër të shërbimeve inteligjente të Iranit dhe pastaj kanë synuar rrëmbimin, kërcënimin dhe torturimin e tyre për të marrë informacione. Këto agjentë në shkëmbim të misionit që kishin për të kryer, disa herë kishin marrë shuma të majme të parave nga agjentë të regjimit sionist dhe nga oficerët e Mossad.

Këto persona të arrestuar duke kontaktuar me video me oficerët e Mossad me të cilët kishin lidhje të drejtpërdrejtë, kanë kryer disa veprime të programuara në provincat Azerbajxhani Perëndimor, Teheran dhe Hormozgan.

Gjithashtu personat e arrestuar akuzohen edhe për djegien e disa makinave dhe shtëpive të disa personave të lidhur me institucionet e sigurisë së Republikës Islamike të Iranit dhe pas incizimit të veprimeve të tyre dhe dërgimin e video-klipeve te oficerët e Mossad, kanë marrë shuma parash. Këto persona përveç kësaj, në disa raste kanë tentuar edhe eliminimin fizik dhe vrasjen e forcave të sigurisë dhe inteligjencës së Republikës Islamike të Iranit.