Irani i ngushëllon popullit të Koresë së Jugut për incidentin vdekjeprurës
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane Naser Kanani shprehu të dielën ngushëllimet e Iranit për qeverinë dhe kombin e Koresë së Jugut për një incident gjatë një festivali në këtë vend në të cilin u vranë dhe u plagosën qindra njerëz.
Kanani ka ngushëlluar edhe familjet e viktimave. Ai shprehu shpresën se zyrtarët e Koresë së Jugut do të marrin masat e nevojshme për të identifikuar trupat e të gjitha viktimave sa më shpejt të jetë e mundur. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit tha se ambasada iraniane në Seul ka konfirmuar se trupat e pesë shtetasve iranianë janë gjetur deri më tani në mesin e të vrarëve në incident. Ambasada iraniane e ka ndjekur rastin që në orët e hershme të incidentit për të marrë informacion të plotë në lidhje me gjendjen e shtetasve iranianë dhe gjendjen e atyre që mund të jenë të lënduar ose të zhdukur, tha Kanani. Ai vuri në dukje se ndjekja ligjore dhe konsullore e rastit të shtetasve iranianë të vrarë në incident do të jetë në axhendën e ambasadës iraniane. Më shumë se 150 persona humbën jetën dhe shumë u plagosën mbrëmë pas incidentit në festën e Halloween në Seul. Sipas zyrtarëve të Koresë së Jugut, të paktën 19 të huaj ishin në mesin e të vdekurve, përfshirë 5 nga Irani.