Amir Abdullahian: Deklarata e Iranit për Amerikën ka qenë konstruktive dhe progresive
Ministri i Jashtëm i Iranit, Hossein Amir Abdullahian, në një bisedë telefonike me Përfaqësuesin e Lartë të Politikës së Jashtme Joseph Borrell, duke theksuar gatishmërinë e Iranit për të arritur një marrëveshje të mirë, të fortë dhe të qëndrueshme, deklaroi: Ne i paraqitëm mendimet tona palës amerikane me një qëndrim konstruktiv dhe progresiv.
Sipas IRNA, në këtë bisedë u shkëmbyen mendime rreth zhvillimeve të fundit në lidhje me negociatat për anulimin e sanksioneve dhe marrëdhëniet ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës Islamike të Iranit, si dhe mbi luftën në Ukrainë. Duke iu referuar mesazhit të Iranit për SHBA-në përmes Bashkimit Evropian, Amir Abdullahian tha: Republika Islamike e Iranit është e gatshme të arrijë një marrëveshje të mirë, të fortë dhe të qëndrueshme. Ne për palën amerikane i paraqitëm mendimet tona në një mënyrë konstruktive dhe largpamëse. Ministri i Punëve të Jashtme të Iranit lidhur me zhvillimet aktuale në vend tha: Qëndrimet ekstreme të disa zyrtarëve evropianë kanë nxitur dhunën dhe terrorin brenda Evropës dhe kjo do të thotë se në emër të të drejtave të njeriut nga disa liderë ekstremistë evropianë është kërcënuar siguria e Evropës. Në këtë bisedë telefonike, përfaqësuesi i lartë i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, duke iu referuar deklaratës së zëdhënësit të tij, dënoi edhe një herë sulmet terroriste të ISIS në qytetin e Shirazit dhe shprehu ngushëllimet e tij për familjet e viktimave të këtij sulmi terrorist. Duke iu referuar disa qëndrimeve të autoriteteve europiane, Joseph Borrell e quajti atë si një pasqyrim të opinionit publik të komuniteteve europiane, që shkaktohet nga raportimet e mediave. Në lidhje me negociatat bërthamore, duke iu referuar mesazhit të Iranit për palën amerikane, ai tha: “Ne do të vazhdojmë përpjekjet tona konstruktive derisa të arrijmë marrëveshjen përfundimtare dhe jemi optimistë për rezultatin”. Përfaqësuesi i lartë i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian marrëveshjen ndërmjet Iranit dhe IAEA-s e quajti një hap përpara në rrugën e bashkëpunimit dhe përgjigjes ndaj pyetjeve të IAEA.