Arrestohen tre operativë të grupit terrorist MEK në Shiraz
Kryegjykatësi i provincës Fars (në jug të Iranit) njoftoi: Tre operativë të grupit terrorist MEK u arrestuan në Shiraz.
Hoxhat al-Islam ëa al-Muslimeen Sejed Kazem Mousavi, Kryegjykatës i provincës Fars, të premten tha se aktivitetet e të arrestuarve nuk ishin ekskluzive vetëm për provincën Fars sepse ata kishin shumë aktivitete në të gjithë vendin. Personat e arrestuar ishin përgjegjës për hartimin dhe drejtimin e projekteve propagandistike në dobi të grupit terrorist MEK dhe liderit kriminal të këtij grupi. Shefi i drejtësisë i provincës Fars deklaroi se ky grup aktiv terrorist po planifikonte një operacion shkatërrues dhe u arrestua pas hetimeve të kryera nga shërbimet e inteligjencës dhe pas një aksioni të forcave të sigurisë së Iranit. Musavi shtoi: gjatë arrestimit të këtij grupi terrorist janë zbuluar sasi të konsiderueshme eksplozivi.