Moska deklaron gatishmërinë për të ndërmjetësuar në marrëdhëniet Iran-Arabi Saudite
Mikhail Bogdanov, zv/ministri i punëve të jashtme të Rusisë, sot ka deklaruar gatishmërinë e Moskës për të ndërmjetësuar mes Republikës Islamike të Iranit dhe Arabisë Saudite.
Agjencia e lajmeve Rianovesti njoftoi se Mikhail Bugdanov ka deklaruar se ka zhvilluar kontakte mes autoritetet e Republikës Islamike të Iranit dhe Arabisë Saudite dhe ka thënë se Moska është e gatshme që të ndërmjetësojë në marrëdhëniet mes Riadit dhe Teheranit për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.
Zv/ministri i punëve të jashtme të Rusisë ka shtuar se Moska gjatë kontakteve me Arabinë Saudite dhe Iranin dhe ka kërkuar nga ata që të zgjidhin të gjitha mosmarrëveshjet e tyre nëpërmjet dialogut.
Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se Mikhail Bugdanov i cili është edhe përfaqësuesi special i presidentit të Rusisë për çështje të Azisë Perëndimore dhe Afrikës, në lidhje me këtë ka thënë: "Ne kemi zhvilluar kontakte me homologët tanë në Iran dhe në Arabinë Saudite. Ne besojmë se të gjitha mosmarrëveshjet dhe keqkuptimit ekzistuese mund të zgjidhen në tryezën e bisedimeve nëpërmjet një dialogu konstruktiv".
Bogdanov ka paraqitur këtë propozim në kohën kur të shtunën e kësaj jave Abdurrahman Al-Xhum'a, përfaqësuesi i përhershëm i Arabisë Saudite në OKB, ka deklaruar se Arabia Saudite i ka shtrirë dorën Iranit për të arritur një marrëveshje dhe në bazë të saj, të ndërpritet ajo që quhet "destabilizim i vendeve arabe".