Irani reagon ndaj një artikulli kërcënues të një gazete sioniste
Këshilltari për media i ekipit negociator të Republikës Islamike të Iranit në reagim ndaj një artikulli kërcënues të një media sioniste, ka theksuar se në rast të kryerjes së çfarëdo sulmi kundër Iranit, me mijëra dronë dhe raketa do të godasin infrastrukturat e regjimit sionist.
Muhamed Marandi në një postim në Twitter ka reaguar ndaj artikullit të fundit të gazetës sioniste "Times of Israel" në të cilin ishte shkruar: "Avionët luftarakë F-35 të Izraelit me qëllim që të demonstrojnë fuqinë e tyre për Iranit, kanë shoqëruar bombarduesit amerikanë gjatë fluturimit të tyre në qiellin e territoreve të pushtuara të Palestinës".
Marandi në postimin e tij në Twitter ka shkruar: "Askush nuk i merr serioze kërcënime të tilla. Nëse kryhet ndonjë sulm kundër Iranit, atëherë me mijëra dronë dhe raketa iraniane do të godasin dhe shkatërrojnë infrastrukturat kyçe të regjimeve të cilat i kanë vendosur në territoret e tyre forcat ushtarake të regjimit të Amerikës ose i lejojnë forcat armiqësore të shfrytëzojnë hapësirën qiellore të atyre shteteve".
Marandi ka shtuar: "Amerika dhe Bashkimi Evropian për ta ngrohur veten do t'i djegin malet".