Kanani: Diplomacia aktive dhe dinamike  në ndjekje të interesave kombëtare vazhdon
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i134760-kanani_diplomacia_aktive_dhe_dinamike_në_ndjekje_të_interesave_kombëtare_vazhdon
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit tha se diplomacia aktive dhe dinamike në ndjekje të interesave kombëtare në arenën dypalëshe dhe ndërkombëtare po vazhdon .
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 12, 2022 15:33 Europe/Tirane
  •  Kanani: Diplomacia aktive dhe dinamike  në ndjekje të interesave kombëtare vazhdon

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit tha se diplomacia aktive dhe dinamike në ndjekje të interesave kombëtare në arenën dypalëshe dhe ndërkombëtare po vazhdon .

Naser Kanani, duke iu referuar konsultimeve telefonike të javës së kaluar midis Ministrit të Jashtëm të Iranit Hossein Amir Abdollahian dhe një numri ministrash të jashtëm të vendeve të ndryshme, si dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, shkroi në Twitter: "Java e ngarkuar e Ministrit të Jashtëm të Iranit përfundoi në një bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, ministrat e jashtëm të 4 vendeve evropiane, Italisë, Suedisë, Bullgarisë, Spanjës dhe ministrit të Jashtëm të Omanit". Kreu i shërbimit diplomatik të Iranit pati një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Omanit dhe shkëmbeu mendime mbi statusin e fundit të bisedimeve për heqjen e sanksioneve. Në një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm italian Antonio Taiani, ministri i jashtëm i Iranit theksoi nevojën për një zgjidhje politike të krizës në Ukrainë dhe përfundimin e luftës. Në një bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, Amir Abdollahian hodhi poshtë përpjekjet për të mbajtur një takim të posaçëm të Këshillit të të Drejtave të Njeriut lidhur me Iranin dhe paralajmëroi për efektet negative të veprimit politik të këtij këshilli në bashkëpunimin e Iranit me Perëndimin. Në lidhje me Ukrainën, Amir Abdollahian mohoi edhe një herë me forcë akuzat e pabaza për dërgimin e dronëve në Rusi me qëllim përdorimin e tyre në luftën e Ukrainës dhe në bisedën e tij me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, kritikoi ashpër qëndrimet dhe veprimet jokonstruktive të disa vendeve.