Bisedë telefonike mes presidentëve të Iranit dhe Rusisë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i134780-bisedë_telefonike_mes_presidentëve_të_iranit_dhe_rusisë
Duke përshëndetur interesimin e Rusisë për të forcuar bashkëpunimin ekonomik me Republikën Islamike të Iranit, Presidenti i Iranit, zgjerimin e lidhjeve infrastrukturore, duke përfshirë forcimin dhe zhvillimin e linjave të transportit në rajonin e Euroazisë, e konsideroi faktor për të nxitur marrëdhëniet tregtare dhe bashkëpunimin ekonomik në rajon.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 13, 2022 04:30 Europe/Tirane
  • Bisedë telefonike mes presidentëve të Iranit dhe Rusisë

Duke përshëndetur interesimin e Rusisë për të forcuar bashkëpunimin ekonomik me Republikën Islamike të Iranit, Presidenti i Iranit, zgjerimin e lidhjeve infrastrukturore, duke përfshirë forcimin dhe zhvillimin e linjave të transportit në rajonin e Euroazisë, e konsideroi faktor për të nxitur marrëdhëniet tregtare dhe bashkëpunimin ekonomik në rajon.

Sipas IRNA, Sejed Ibrahim Raisi, në përgjigje të telefonatës së presidentit rus Vladimir Putin përshëndeti interesimin e Rusisë për të forcuar bashkëpunimin ekonomik me Republikën Islamike të Iranit dhe theksoi zgjerimin e lidhjeve të infrastrukturës, duke përfshirë këtu forcimin dhe zhvillimin e komunikimit nëpërmjet linjave përkatëse në rajonin euroaziatik, të cilat janë prosperiteti i marrëdhënieve të biznesit dhe bashkëpunimit ekonomik në rajon. Duke iu referuar rritjes së shkëmbimeve diplomatike dhe ekonomike mes dy vendeve, ai vlerësoi se konsultimet politike dhe ekonomike janë të rëndësishme për përmirësimin e nivelit të marrëdhënieve dhe forcimin e bashkëpunimit dypalësh. Në këtë bisedë telefonike, presidenti rus Vladimir Putin, duke theksuar pozicionin e veçantë gjeografik të Iranit,  korridorin Veri-Jug e konsideroi si faktor efektiv në uljen e kohës dhe kostove të transportit të mallrave dhe tha: Kjo rrugë tranziti është kthyer në një rrugë tepër të favorshme për ekonominë dhe tregtinë në botë. Putin gjithashtu vuri në dukje vizitën e një delegacioni të biznesit rus prej 100 personash në Teheran që është vizita e delegacionit të tretë më të madh ekonomik rus në Iran dhe tha se Irani dhe Rusia kanë shumë kapacitete dhe fusha për të zgjeruar ndërveprimet me njëri-tjetrin. Rritja e marrëdhënieve mes Iranit dhe Rusisë ka shqetësuar vendet perëndimore, veçanërisht Shtetet e Bashkuara.