Kanani dënoi takimin e Macron me elementët anti-iranianë
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit dënoi takimin e presidentit francez me elementët anti-iranianët dhe bashkëpuntorët e tyre, duke e cilësuar këtë veprim një shkelje të rëndë të përgjegjësive ndërkombëtare të Francës në luftën kundër terrorizmit dhe dhunës.
Sipas agjencisë së lajmeve Fars, Nasser Kanani, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, tha se është e habitshme që presidenti i një vendi që pretendon lirinë, takohet me një person të urryer, i cili muajt e fundit është përpjekur qartë të përhapë urrejtje dhe ka bërë veprime për të nxitur dhunën dhe terrorizmin në Republikën Islamike të Iranit, si dhe ka nxitur veprime kundër vendeve diplomatike dhe diplomatëve të Republikës Islamike të Iranit jashtë vendit. Zëdhënësi i sistemit diplomatik të Iranit gjithashtu i quajti të papranueshme dhe të turpshme deklaratat e Macron, i cili ka dhënë mbështetjen e tij për të ashtuquajturin revolucion të udhëhequr nga këta njerëz dhe protestoi ashpër kundër këtyre deklaratave. Kanani shtoi se ky takim është një shkelje flagrante e përgjegjësive ndërkombëtare të Francës në luftën kundër terrorizmit dhe dhunës dhe promovon këto fenomene të këqija. Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit theksoi se veprime të tilla anti-iraniane padyshim që do të mbesin në kujtesën e popullit iranian, i cili është i vetëdijshëm për qasjet selektive dhe kundër të drejtave të njeriut të disa liderëve evropianë. Në javët e fundit, autoritetet franceze kanë ndërhyrë hapur në punët e brendshme të Iranit dhe kanë mbështetur trazirat në vend. Të premten e kaluar, presidenti francez Emmanuel Macron u takua dhe zhvilloi bisedime me një grup figurash anti-iraniane në Paris.