Eslami: Rezoluta e Këshillit të Guvernatorëve është e papranueshme
(last modified Wed, 16 Nov 2022 15:25:08 GMT )
Nëntor 16, 2022 16:25 Europe/Tirane
  • Eslami: Rezoluta e Këshillit të Guvernatorëve është e papranueshme

Kryetari i Agjencisë së Energjisë Atomike të Iranit deklaroi se politika e presionit maksimal dhe akuza ndaj Republikës Islamike të Iranit është bërë një narkomani e fuqive arrogante dhe regjimit sionist. Projektrezoluta e re e Këshillit të Guvernatorëve të ANEA-s kundër Iranit është e papranueshme.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Muhamed Eslami, kryetari i Agjencisë për Energji Atomike të Iranit, të mërkurën pas mbledhjes së Qeverisë së Iranit, në një prononcim para gazetarëve reagoi ndaj mbledhjes së Këshillit të Guvernatorëve të ANEA-s dhe një projektrezolute kundër Iranit dhe deklaroi: "Ndjekja e politikës së presionit maksimal dhe paraqitja e akuzave kundër Republikës Islamike nga fronti i fuqive arrogante dhe regjimit sionist është natyrë e tyre të cilat janë bërë narkomanë ndaj kësaj politike të urryer".

Eslami tha: "Rezolutën të cilën e kanë projektuar ata dhe kanë paraqitur disa pretendime të cilat vetë ata e dinë se nuk janë të vërteta; janë të papranueshme nga ana e Republikës Islamike të Iranit. Irani për të çuar përpara programin e vet në sektorin e energjisë atomike ka një program të miratuar, të hartuar dhe të deklaruar publikisht dhe në këtë kuadër do të vazhdojë aktivitetin e vet".

Kryetari i Agjencisë për Energji Atomike të Iranit theksoi: "Ajo çfarë i përket Agjencisë për Energji Atomike të Iranit është kjo që t'i jepet përgjigje të gjitha çështjeve pretenduese dhe akuzave dhe kjo është bërë deri më tani. Ne kemi pritur që ky qëllim i mirë i Republikës Islamike të Iranit dhe përgjigjet e argumentuara të vlerësohen konstruktive dhe të lejojnë që procesi i vëzhgimit dhe mbikëqyrjes të vazhdojë rrugën e vet natyrore dhe jopolitike dhe profesionale".

Tags