Raisi: Publikimi i spekulimeve dhe gënjeshtrave, është punë e hipokritëve
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se publikimi i spekulimeve dhe gënjeshtrave është punë e hipokritëve dhe komplotistëve, të cilët kanë për qëllim të ndryshojnë perceptimin e njerëzve.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Sejed Ebrahim Raisi, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, në ceremoninë e kongresit kombëtar për informim dhe pasqyrim të realiteteve, deklaroi: "Publikimi i gënjeshtrave dhe spekulimeve është punë e hipokritëve të cilët synojnë të ndryshojnë të kuptuarin dhe perceptimin e qytetarëve dhe të tregojnë pikat e dobëta në mënyrë të ekzagjeruar dhe të fshehin realitetet dhe kapacitetet e shoqërisë. Kjo është pikërisht ajo lufta mediatike dhe propagandistike që po zhvillohet sot ndaj Iranit".
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit duke theksuar domosdoshmërinë e informimit dhe shpjegimit të realiteteve në mënyrë të drejtë për qytetarët, deklaroi: "43 vite të mbrojtjes, rezistencës dhe qëndresës si dhe progresit dhe zhvillimit në fusha të ndryshme të shkencës dhe teknologjisë duhet të pasqyrohen në mënyrë të drejtë për qytetarët dhe mbarë opinionin publik".
Iniciativa për shpjegimin e realiteteve dhe informimin e qytetarëve është një çështja e cila është theksuar në masë të konsideruar nga ana e liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit.