Arrestohen disa autorë të sulmit terrorist në Ize
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i135056-arrestohen_disa_autorë_të_sulmit_terrorist_në_ize
Kryetari i provincës Khuzestan në jug të Iranit ka njoftuar për arrestimin e disa prej elementëve dhe autorëve të sulmit terrorist në qytetin Ize gjatë arratisjes së tyre nga rajoni.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Nëntor 18, 2022 10:42 Europe/Tirane
  • Arrestohen disa autorë të sulmit terrorist në Ize

Kryetari i provincës Khuzestan në jug të Iranit ka njoftuar për arrestimin e disa prej elementëve dhe autorëve të sulmit terrorist në qytetin Ize gjatë arratisjes së tyre nga rajoni.

Të mërkurën pasdite 2 persona me motoçikletë me armë luftarake kanë hapur zjarr në drejtim të qytetarëve në qytetin Ize të provincës Khuzestan në jug të Iranit ku si pasojë janë vrarë 7 persona dhe janë plagosur 10 të tjerë.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Sadek Khaliljan, kryetari i provincës Khuzestan, të premten në ceremoninë e varrimit të kufomave të martirëve të këtij sulmi terrorist në qytetin Ize, duke informuar për arrestimin e disa elementëve dhe autorëve të sulmit terrorist në rrethin Ize, deklaroi: "Forcat e sigurisë janë duke identifikuar autorët në prapaskenën e këtij sulmi terrorist dhe rrjetet të cilët kanë organizuar autorët e sulmit terrorist".

Khaliljan duke thënë se autorët e zbuluar dhe të pazbuluar të këtij sulmi terrorist duhet të presin dënim të ashpër dhe të prerë, shtoi: "Disa elementë organizativë të këtij sulmi janë jashtë vendit dhe qëndrojnë prapa sulmeve të fundit të dhunshëm dhe terroriste të cilët së shpejti do të identifikohen dhe do të publikohen për qytetarët".