Nënshkruhet një marrëveshje bashkëpunimi ekonomik midis Iranit dhe Bjellorusisë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i135330-nënshkruhet_një_marrëveshje_bashkëpunimi_ekonomik_midis_iranit_dhe_bjellorusisë
Në takimin e aktivistëve ekonomikë të dy vendeve u nënshkrua memorandumi i bashkëpunimit ndërmjet Dhomave të Tregtisë të Iranit dhe Bjellorusisë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Nëntor 23, 2022 07:14 Europe/Tirane
  • Nënshkruhet një marrëveshje bashkëpunimi ekonomik midis Iranit dhe Bjellorusisë

Në takimin e aktivistëve ekonomikë të dy vendeve u nënshkrua memorandumi i bashkëpunimit ndërmjet Dhomave të Tregtisë të Iranit dhe Bjellorusisë.

Irani dhe Bjellorusia në vitet e fundit kanë pasur marrëdhënie të mira, gjë që reflektohet në takime të rregullta të nivelit të lartë dhe në marrëveshje të ndryshme. Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, të martën në Teheran në prani të Mohammad Mokhbar, zëvendëspresidentit të parë të Republikës Islamike dhe Roman Glavchenko, kryeministrit të Bjellorusisë, u mbajt një takim i aktivistëve ekonomikë të Iranit dhe Bjellorusisë dhe në fund të këtij regjimi u nënshkrua një memorandum mirëkuptimi ndërmjet dhomave të tregtisë së dy vendeve. Në këtë takim,  nën presidenti i parë i Republikës Islamike të Iranit, Mohammad Mokhbar, shprehu shpresën se me finalizimin dhe zbatimin e këtij dokumenti do të shihet një përmirësim serioz i marrëdhënieve dhe  lidhjeve tregtare mes dy vendeve. Duke iu referuar sanksioneve amerikane dhe perëndimore ndaj Iranit dhe Bjellorusisë,  ai shtoi se këto sanksione dyfishojnë domosdoshmërinë e bashkëpunimit mes dy vendeve për të ndërmarrë hapa drejt heqjes së kufizimeve dhe neutralizimit të sanksioneve.  Nën presidenti i parë i Republikës Islamike të Iranit përmendi korridorin nga veriu dhe në jug të Iranit dhe duke e cilësuar atë si një mundësi të jashtëzakonshme për zhvillimin e tranzitit, tha se me përfundimin e linjave hekurudhore nga Rashti në Astara, do të jetë e mundur që Bjellorusia të lidhet me portin  Bandar Abbas. Mokhbar theksoi lehtësimin e lëvizjes së tregtarëve dhe heqjen e barrierave bankare midis Iranit dhe Bjellorusisë. Në këtë takim edhe kryeministri i Bjellorusisë, Roman Glavchenko, e konsideroi të domosdoshëm lehtësimin e sektorit të biznesit për aktivizimin e sektorëve privatë të dy vendeve. Kryeministri i Bjellorusisë gjithashtu deklaroi gatishmërinë e vendit të tij për bashkëpunim të përbashkët me Iranin në fushën e industrisë, tregtisë dhe prodhimit të makinerive bujqësore dhe deklaroi se sot është koha për të rivendosur marrëdhëniet ekonomike dhe për të kompensuar mangësitë.