Raisi: Trazirat pengojnë dialogun dhe çdo lloj të progresit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i135346-raisi_trazirat_pengojnë_dialogun_dhe_çdo_lloj_të_progresit
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se Qeveria gjithnjë ka qenë dhe është e gatshme për të dëgjuar kërkesat e protestuesve, por trazirat e dhunshme pengojnë dialogun dhe çdo lloj të progresit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 23, 2022 11:09 Europe/Tirane
  • Raisi: Trazirat pengojnë dialogun dhe çdo lloj të progresit

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se Qeveria gjithnjë ka qenë dhe është e gatshme për të dëgjuar kërkesat e protestuesve, por trazirat e dhunshme pengojnë dialogun dhe çdo lloj të progresit.

Sejed Ebrahim Raisi, presidenti i Republikës Islamike të Iranit në mbledhjen e sotshme të Qeverisë, vlerësoi krijimi i pasigurisë është vijë e kuqe dhe nuk lejohet në asnjë mënyrë dhe shtoi: "Protesta ka dallim nga trazirat e dhunshme, prandaj qytetarët presin që të ndërmerren masa kundër trazirave të dhunshme".

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit tha: "Sot, armiku në mënyrë objektive është aktivizuar në luftën e kombinuar kundër arritjeve të Iranit dhe kundër Revolucionit Islamik dhe ka vënë në shënjestër gjallërinë, shpresën dhe besimin e shoqërisë si dhe kapitalin tonë shoqëror. Prandaj, rruga e përballjes me veprimet djallëzore, intrigat dhe komplotet e armiqve është shmangia e çfarëdo vonese në kryerjen dhe zbatimin e detyrave dhe projekteve përkatëse me mirëqenien dhe qetësinë e qytetarëve dhe puna e palodhshme për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve".

Vlen të theksohet se shpërthimi i trazirave të fundit në Iran me pretekstin e vdekjes së Mahsa Amini përsëri janë bërë shkak që armiqtë e huaj të Republikës Islamike të Iranit t'i shfrytëzojnë këto trazira si një rast për ndërhyrje në çështjet e brendshme të Iranit dhe për të nxitur sa më shumë trazirat e dhunshme në Iran.