Policia arreston dy terroristë në Teheran, neutralizon planin për sulme vetëvrasëse
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i135362-policia_arreston_dy_terroristë_në_teheran_neutralizon_planin_për_sulme_vetëvrasëse
Policia në Teheran njoftoi se dy sulmues vetëvrasës u arrestuan javën e kaluar në rajonin Kods, në perëndim të Teheranit para se të kryenin sulme vetëvrasëse në zonë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 23, 2022 15:44 Europe/Tirane
  • Policia arreston dy terroristë në Teheran, neutralizon planin për sulme vetëvrasëse

Policia në Teheran njoftoi se dy sulmues vetëvrasës u arrestuan javën e kaluar në rajonin Kods, në perëndim të Teheranit para se të kryenin sulme vetëvrasëse në zonë.

Gjeneral brigade Keyvan Zahiri, shefi i policisë për Teheranin perëndimor, në fjalën e tij të mërkurën tha se informacionet e inteligjencës rreth një sulmi të mundshëm vetëvrasës që synonte një qendër fetare të rajonit Kods u morën nga policia më 16 nëntor. Forcat e policisë, tha ai, formuan menjëherë ekipe dhe arritën në strehëzat e terroristëve në më pak se 24 orë, duke arrestuar drejtuesin kryesor përmes një "operacioni të befasishëm" në fillim të 17 nëntorit. Terroristit i janë konfiskuar dy pistoleta, sasi municionesh, tre silenciatorë, shtatë kilogramë lëndë shpërthyese dhe një telekomandë, tha shefi i policisë i Teheranit perëndimor, duke shtuar se bashkëpunëtori i tij u arrestua më vonë po atë ditë. Njoftimi vjen mes një vale sulmesh terroriste në të gjithë vendin në javët e fundit, ku janë vrarë një numër policësh, vullnetarë paraushtarakë dhe civilë.