Irani nuk do të ketë kurrfarë bashkëpunimi me "komitetin hetimor"
(last modified Mon, 28 Nov 2022 15:36:55 GMT )
Nëntor 28, 2022 16:36 Europe/Tirane
  • Irani nuk do të ketë kurrfarë bashkëpunimi me

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit në reagim ndaj rezolutës anti-iraniane të Këshillit për të Drejta të Njeriut të OKB, deklaroi: "Republika Islamike e Iranit nuk do të ketë kurrfarë bashkëpunimi me komitetin politik të ashtuquajtur "komiteti hetimor"".

Këshilli i të Drejtave të Njeriut i OKB nën dirigjimin gjerman, të enjten më 28 nëntor, ka miratuar një rezolutë kundër Iranit në lidhje me atë që u quajt "gjendja e të drejtave të njeriut në Iran". Miratimi i kësaj rezolute është me kuptimin e pëlqimit të Këshillit për të Drejta të Njeriut të OKB me krijimin e një "delegacioni hetimor" në lidhje me pretendimet për "shkeljen e të drejtave të njeriut nga ana e Iranit" gjatë trazirave të fundit.

Naser Kanani, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, ditën e hënë në konferencën javore për shtyp, duke reaguar ndaj këtij veprimi anti-iranian të shteteve perëndimore në Këshillin e të Drejtave të Njeriut në OKB, deklaroi: "Përdorimi me nxitim i mekanizmave të të drejtave të njeriut dhe përdorimi këtyre mekanizmave si mjete politike kundër vendeve të pavarura, është i papranuar dhe i dënueshëm dhe nuk ndihmon asgjë përparimin e të drejtave të njeriut. Në lidhje me këtë që shtetet perëndimore, sidomos Amerika dhe disa shtete aleate të saj kanë luajtur rol të rëndësishëm në inkurajimin e trazirave të dhunshme brenda në Iran, nuk ekziston kurrfarë dyshimi dhe në këtë drejtim ekzistojnë informacione të sakta dhe këto informacione i janë dorëzuar në forma të ndryshme ambasadorëve të huaj të akredituar në Teheran".

Zëdhënësi i aparatit diplomatik të Iranit deklaroi: "Një numër i konsiderueshëm i shtetaseve dhe qytetarëve të vendeve të ndryshme gjatë trazirave dhe veprimeve destruktive të fundit në disa qytete të Iranit janë arrestuar dhe ekzistojnë dëshmi të pakontestueshme në lidhje me rolin e tyre në inkurajimin e trazirave të dhunshme".

Naser Kanani në lidhje me akuzat e Amerikës kundër Iranit për sulmin ndaj një anije izraelite transportuese të naftës, deklaroi: "Akuzat e pavërteta ndaj Republikës Islamike të Iranit është një qasje tashmë e njohur mirë e Amerikës dhe regjimit sionist dhe aleatëve të tyre. Republika Islamike e Iranit ka guxim të mjaftueshëm që në lidhje me veprimet që i bënë, të marrë përgjegjësinë e tyre".

Kanani gjithashtu duke uruar suksese për ekipin kombëtar të futbollit të Republikës Islamike të Iranit në Kampionatin Botëror Katar 2022, reagoi ndaj veprimeve ofenduese të ekipit kombëtar të Amerikës ndaj flamurit të Iranit dhe deklaroi: "Në kohën kur Amerika pretendon respektimin e moralit dhe ligjit, fyen flamurin e Republikës Islamike të Iranit. Pala amerikane ka bërë një veprim të paligjshëm dhe ka shkelur ligjet e FIFA-s, prandaj ky veprim duhet të hetohet nga autoritetet përkatëse dhe ata duhet të japin përgjigje".

Tags