Kryeministri i Irakut arriti për vizitë në Teheran
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i135692-kryeministri_i_irakut_arriti_për_vizitë_në_teheran
Kryeministri i Irakut sot (e martë) arriti për një vizitë në Teheran ku u prit nga Sejed Ehsan Khanduzi, ministri i ekonomisë dhe financave të Iranit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 29, 2022 10:06 Europe/Tirane
  • Kryeministri i Irakut arriti për vizitë në Teheran

Kryeministri i Irakut sot (e martë) arriti për një vizitë në Teheran ku u prit nga Sejed Ehsan Khanduzi, ministri i ekonomisë dhe financave të Iranit.

Agjencia e lajmeve Iran Press njoftoi se kjo është vizita e parë Muhamed Sheja'e Al-Sudani, kryeministri i Irakut, në Iran pas marrjes së detyrës së kryeministrit të këtij vendi.

Muhamed Sheja'e Al-Sudani më parë kishte zhvilluar vizita në Jordani dhe Kuvajt ndërsa Arabia Saudite ishte e interesuar që ai para se ta vizitojë Teheranin, të shkojë në Riad dhe për këtë qëllim i kishte dërguar edhe ftesë zyrtare kryeministrit të Irakut.

Iraku në mesin e vendeve arabe në rajonin e Azisë Perëndimore ka afërsinë më të mëdha kulturore dhe fetare me Iranin. Përveç kësaj, Iraku ka vijën kufitare më të gjatë në mesin e vendeve fqinjë me Iranin (rreth 1258 km kufij tokësor dhe 351 km kufij detar), si dhe ka shumë të përbashkëta, racore, historike, gjuhësore e fetare, ndërkohë që këto dy vende kanë të përbashkëta edhe kërcënimet edhe interesat në fushën e sigurisë, ekonomisë dhe në çështjet rajonale.

Kryeministri i Irakut pas pritjes në aeroportin Mehr Abad të Teheranit, është mirëpritur gjatë një ceremonie zyrtare edhe nga Sejed Ebrahim Raisi, presidenti i Republikës Islamike të Iranit dhe më pas kanë nisur edhe takimet mes delegacioneve të të dy vendeve.