Amir Abdulahjan: Irani mirëpret rolin konstruktiv të Irakut në zhvillimet rajonale
Ministri i punëve të jashtme të Iranit deklaroi: "Republika Islamike e Iranit mirëpret rolin konstruktiv të Irakut në zhvillimet rajonale.
Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se Husejn Amir Abdulahjan, ministri i punëve të jashtme të Iranit, në një postim në Twitter pas takimit dhe bisedimeve me kryeministrin e Irakut, ka shkruar: "Republika Islamike e Iranit thekson zgjerimin dhe thellimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimeve me Irakun dhe mirëpret rolin konstruktiv të Iranit në zhvillimet rajonale".
Ministri i punëve të jashtme të Iranit shtoi: "Marrëdhëniet shumë të mira mes Teheranit dhe Bagdadit, tregojnë qëndrimin strategjik të përbashkët të të dy vendeve, të Iranit dhe Irakut ndaj zgjerimit të bashkëpunimeve bilaterale".
Husejn Amir Abdulahjan, ministri i punëve të jashtme të Iranit, të mërkurën është takuar dhe ka biseduar me Muhamed Sheja'e Al-Sudani, kryeministrin e Irakut, në lidhje me çështje të rëndësishme rajonale dhe ndërkombëtare.