Kalibaf: 16 Azari është simbol i pavarësisë dhe lirisë kundër puçistëve amerikanë
Kryetari i Këshillit Islamik të Iranit e quajti 16 Azarin simbol të kërkimit të pavarësisë dhe luftës kundër sundimit kolonial.
Sot (e mërkurë), 16 Azar (7 Dhjetor) në kalendarin e Republikës Islamike të Iranit është quajtur Dita e Studentit. Më 16 Azar 1332 hixhri (7 dhjetor 1953), studentët iranianë demonstruan para Universitetit të Teheranit në shenjë proteste ndaj ndërhyrjes së Uashingtonit në punët e brendshme të Iranit, në të njëjtën kohë kur "Richard Nixon", ish nënpresidenti e Shteteve të Bashkuara, vizitoi Iranin. Kjo demonstratë u shkatërrua nga një sulm i ushtrisë së regjimit kukull Pahlavi. Tre studentë iranianë ranë dëshmorë dhe qindra njerëz u plagosën në sulmin e regjimit Pahlavi ndaj demonstruesve. Sipas IRNA, Mohammad Bagher Kalibaf, Kryetari i Këshillit Islamik të Iranit, tha, se Dita e Allahut, 16 Azari, është simbol i kërkimit të pavarësisë, luftës kundër sundimit kolonial dhe ndërhyrjes së huaj dhe një shenjë e humbjes dhe turpërimit të puçistëve amerikanë, para kombit të ndërgjegjshëm iranian. Kryetari i Këshillit Islamik të Iranit shtoi se gjaku i kuq i këtyre dëshmorëve dhe të gjithë ithtarëve të lirisë dhe pavarësisë së Iranit është një njollë e përjetshme në ballin e qeverisë puciste amerikane dhe të të gjithë vartësve të tyre, si dhe të gjithë tradhtarëve, që interesat shfrytëzuese të qeverive të huaja i vunë në vend të interesave të kombit dhe të vendit. Ata donin dhe duan që Irani të jetë një gërmadhë nën zgjedhën e puçistëve amerikanë dhe britanikë.