Përfundon vizita e ministrit të Jashtëm iranian në Bosnje dhe Hercegovinë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i136170-përfundon_vizita_e_ministrit_të_jashtëm_iranian_në_bosnje_dhe_hercegovinë
Ministri i Jashtëm i Iranit pas një udhëtimi dyditor në Bosnje dhe Hercegovinë dhe takimeve me zyrtarët e këtij vendi, u kthye në Teheran.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Dhjetor 08, 2022 06:24 Europe/Tirane
  • Përfundon vizita e ministrit të Jashtëm iranian në Bosnje dhe Hercegovinë

Ministri i Jashtëm i Iranit pas një udhëtimi dyditor në Bosnje dhe Hercegovinë dhe takimeve me zyrtarët e këtij vendi, u kthye në Teheran.

Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, ministri i Jashtëm i Iranit Hossein Amir-Abdollahian në fund të vizitës së tij në Bosnje dhe Hercegovinë deklaroi se vëllimi i shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve është rritur me 53% në 9 muajt e fundit dhe shtoi se jemi në pozitën më të mirë në fushën e marrëdhënieve diplomatike. Bisera Turkoviq, ministrja e Punëve të Jashtme të Bosnjës dhe Hercegovinës, gjithashtu theksoi të dy palët ranë dakord për zhvillimin e gjithanshëm të bashkëpunimit, veçanërisht në fushën e shkencës, bujqësisë, teknologjisë, turizmit dhe kulturës. Ajo shtoi se një nga marrëveshjet e rëndësishme është zhvillimi i turizmit ndërmjet Iranit dhe Bosnje-Hercegovinës, dhe vendosja sa më shpejt të jetë e mundur e një fluturimi direkt mes dy vendeve. Para largimit nga Bosnja, Amir-Abdollahian vizitoi tunelin e shpëtimit në Sarajevë. Gjatë luftës në Bosnje-Hercegovinë, tuneli i shpëtimit ishte e vetmja mënyrë komunikimi midis qytetit të rrethuar të Sarajevës. Ministri i Jashtëm i Iranit mbërriti të martën në Sarajevë, kryeqytetin e Bosnje-Hercegovinës, në fazën e dytë të udhëtimit të tij në vendet e Ballkanit. Amir Abdullahian ka shkuar në Serbi të dielën dhe ka takuar ministrin e Jashtëm të këtij vendi.