Raisi: Populli i Iranit nuk mashtrohet me slogane të rrejshme për liri
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i136186-raisi_populli_i_iranit_nuk_mashtrohet_me_slogane_të_rrejshme_për_liri
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se populli i Iranit nuk mashtrohet me slogane të rrejshme për liri dhe theksoi: "Populli i Iranit nuk do të lejojë kërcënimet kundër pavarësisë, lirisë dhe Republikës Islamike të Iranit nga ana e armiqve".
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 08, 2022 11:57 Europe/Tirane
  • Raisi: Populli i Iranit nuk mashtrohet me slogane të rrejshme për liri

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se populli i Iranit nuk mashtrohet me slogane të rrejshme për liri dhe theksoi: "Populli i Iranit nuk do të lejojë kërcënimet kundër pavarësisë, lirisë dhe Republikës Islamike të Iranit nga ana e armiqve".

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Sejed Ebrahim Raisi, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, në një tubim në qytetin Robat Kerim në jugperëndim të Teheranit, deklaroi: "Ata të cilët me fjalë dhe propagandë po krijojnë probleme dhe përçarje në shoqëri dhe gjithashtu po sulmojnë besimin dhe bindjet e qytetarëve, duhet të identifikohen dhe të japin përgjigje për veprimet e tyre".

Presidenti i Iranit tha: "Disa dëshirojnë të ndalin nga shkollimi të rinjtë, të ndalin aktivistët shoqëror nga veprimtaria e tyre dhe të ndalin prodhuesit nga prodhimi dhe po bëjnë të gjitha përpjekjet që shoqëria të ndalet nga progresi dhe zhvillimi".

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit më pas duke iu drejtuar fuqive arrogante të botës, deklaroi: "Prania e juaj në çdo rajon dhe në çdo vend me çfarëdo slogani të rrejshëm e të bukur që të jetë, është vetëm shkatërruese e qetësisë dhe jetës së qytetarëve".

Presidenti iranian theksoi: "Armiqtë nuk dëshirojnë nuk dëshirojnë një shoqëri aktive dhe me gjallëri në Iran, nuk dëshirojnë as lirinë dhe as progresin e Iranit Islamik, prandaj me krijimin e trazirave dhe pasigurisë përpiqen të pengojnë progresin e Iranit Islamik".  

Sejed Ebrahim Raisi sot ka zhvilluar një vizitë në qytetin Robat Kerim ku ka ndjek nga afër punimet e shumë projekteve të ndryshme urbane si ndërtimin e metrosë, projektin e ndërtimit infrastrukturës për pastrimin e ujit dhe përpunimin e ujërave të zeza si dhe projektin e ndërtimit të banesave të reja në këtë zonë.

Qyteti Rrobat Kerim është një rreth me popullsi mbi 500 mijë banorë dhe ka tre qytete në jugperëndim të provincës Teheran.