Raisi: Perandoria mediale e armikut me gënjeshtra po paraqet realitetin mbrapsht
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit duke reaguar ndaj sjelljeve të dyanshme në armiqve në mbështetjen e terrorizmit dhe pretendimin për mbështetjen ndaj qytetarëve, deklaroi: "Perandoria mediatike e armikut duke krijuar skenarë të rrejshme, po paraqet realitetet mbrapsht.
Shpërthimi i trazirave të fundit në Iran me pretekst të vdekjes së MahsaAmini përsëri është bërë shkak që armiqtë e Republikës Islamike të Iranit ta shfrytëzojnë këtë rast për ndërhyrje në çështjet e brendshme të Iranit dhe për të provokuar sa më shumë zhvillimin e trazirave dhe veprimeve të dhunshme në Iran. Në këtë kuadër, liderët politikë të Amerikës dhe të disa shteteve të Evropës si dhe mediat nën mbështetjen dhe drejtimin e tyre e kanë përdorur këtë rast që ishte akoma duke u hetuar, dhe me sloganin për "mbështetjen e të drejtave të qytetarëve iranian", kanë bërë të gjitha përpjekjet për të ndërhyjë në çështjet e brendshme të Iranit dhe për të mbështetur në të gjitha aspektet trazirat dhe veprimet e dhunshme në disa qytete të Iranit.
Zyra për informim e Presidencës së Republikës Islamike të Iranit njoftoi se Sejed Ebrahim Raisi, presidenti i Iranit, në një takim për vlerësimin e kontributit të familjeve të dëshmorëve të sigurisë në Teheran, deklaroi: "Armiku në ngjarjet e fundit sipas metodave të grupit terrorist ISIS ka sulmuar Revolucionin Islamik dhe popullin e Iranit dhe në fund ka shfaqur në mënyrë të hapur armiqësinë e vet ndaj lëvizjes së vlerave dhe frontit të Revolucionit Islamik të Iranit".
Sejed Ebrahim Raisi shtoi: "Sot armiqtë e popullit të Iranit po hedhin sloganin "Jetë", mirëpo nga ana tjetër veprimet e tyre të armatosura siç ishte sulmi terrorist në xhaminë Shah Charagh të Shirazit, po marrin jetën edhe të fëmijëve 10 vjeçar së bashku me babanë dhe nënën e tyre".
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit ka thënë: "Armiqtë në Afganistan pretendonin vendosjen e demokracisë, mirëpo rezultat i sulmit ushtarak dhe pushtimit të këtij vendi për më shumë se 20 vite nuk ishte gjë tjetër përveç vrasjes së qindra mijëra civilëve dhe shkatërrimit të shtëpive dhe vendbanimeve civile, ndërkohë që përsëri ata pretendojnë se "ne sjellim jetë"! Cilit popull në botë ata u kanë sjellë jetë, pasi që kanë një pretendim të tillë?!".
Sejed Ebrahim Raisi gjithashtu duke vë në dukje disfatën e armiqve në luftën tetë vjeçare dhe gjithashtu dështimin e tyre në komplotet e dyzetë viteve të kaluara ndaj Iranit, deklaroi: "Armiku në një luftë të kombinuara dhe në një komplot të ri, synonte të sulmonte vlerat, Revolucionin Islamik dhe popullin e Iranit, mirëpo bijtë e popullit iranian qëndruan dhe rezistuan në përballje me këto komplote".
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit në reagim ndaj kërkesës së familjeve të dëshmorëve të mbrojtjes së sigurisë së Iranit për identifikimin dhe gjykimin e organizatorëve të trazirave të dhunshme dhe autorëve të sulmeve terroriste ndaj forcave të sigurisë, theksoi se kjo çështje po ndiqet me vendosmëri dhe në mënyrë të prerë nga autoritetet përkatëse dhe nuk do të bëhet kurrfarë neglizhence për ndëshkimin e kriminelëve".