Kanani: Irani do të vendosë sanksione të reja ndaj BE dhe Britanisë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i136374-kanani_irani_do_të_vendosë_sanksione_të_reja_ndaj_be_dhe_britanisë
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit ka njoftuar për vendosjen e sanksioneve të reja të Iranit kundër Bashkimit Evropian dhe Britanisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 12, 2022 11:02 Europe/Tirane
  • Kanani: Irani do të vendosë sanksione të reja ndaj BE dhe Britanisë

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit ka njoftuar për vendosjen e sanksioneve të reja të Iranit kundër Bashkimit Evropian dhe Britanisë.

Naser Kanani, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, sot në konferencën e tij për shtyp, njoftoi për vendosjen e sanksioneve të reja të Iranit kundër Bashkimit Evropian dhe Britanisë dhe tha: "Irani nuk ndikohet nga presionet politike që bëhen për të fituar privilegje".

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Naser Kanani deklaroi: "Lista e sanksioneve të reja të Iranit kundër disa institucioneve të lidhura me Bashkimin Evropian përfshinë edhe funksionarë të BE si dhe disa sanksione kundër disa institucioneve shtetërore të Anglisë dhe kundër disa funksionarëve të këtij vendi. Republika Islamike e Iranit do të veprojë me vendosmëri dhe në mënyrë të prerë në përdorimin e potencialeve dhe kapaciteteve si dhe të drejtave ligjore të veta për të krijuar parandalim përball sjelljeve të gabuara dhe jokonstruktive të këtyre shteteve dhe do të veprojë me kohë në lidhje me çdo lloj sjellje dhe veprimi jonkonstruktiv".

Kanani në lidhje me rolin ndërhyrës dhe provokues të disa mediave të shteteve perëndimore në gjuhën persiane, deklaroi: "Me padyshim se kemi ndërmarrë veprime të caktuara edhe ndaj Londrës. Në fushën diplomatike në Teheran, u kemi dorëzuar nota protesta ambasadorëve dhe përfaqësive të tyre dhe kemi kërkuar nga ata që të ndërmarrin masat e nevojshme për të parandaluar veprime të tilla terroriste dhe të pengojnë veprimtarinë e këtyre mediave. Përgjegjësia e qeverisë së Anglisë në strehimin e këtyre rrjeteve dezinformuese dhe hapësira që u ka dhënë atyre, nuk mund të mohohet. Gjithashtu si një vend në të cilin kryhen veprime të tilla kriminale brenda territorit të tij, qeveria britanike ka përgjegjësi ligjore dhe duhet të përgjigjet para qytetarëve iranianë".

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit në lidhje me deklaratën e përbashkët të Kinës dhe Arabisë Saudite, gjithashtu ka thënë: "Irani dënon të gjitha llojet e akuzave të bëra në deklaratën përfundimtare të samitit të 43-të të krerëve të Këshillit për Bashkëpunim të Gjirit Persik në prani të një funksionari të lartë të Kinës dhe thekson se çështjet e paraqitur në këtë deklaratë në lidhje me programin atomik të Iranit janë tërësisht të papranueshme. Pretendimi i bërë në lidhje me tre ishujt iranian në Gjirin Persik, ne e konsiderojmë ndërhyrje në punët e brendshme dhe të sovranitetit territorial të Iranit".