Amir Abdullahian: Regjimi izraelit është një kërcënim serioz për sigurinë e rajonit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i136600-amir_abdullahian_regjimi_izraelit_është_një_kërcënim_serioz_për_sigurinë_e_rajonit
Ministri i Jashtëm i Iranit regjimin sionist e konsideroi si një regjim të rremë dhe të paligjshëm dhe një kërcënim serioz për sigurinë e rajonit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 17, 2022 06:43 Europe/Tirane
  • Amir Abdullahian: Regjimi izraelit është një kërcënim serioz për sigurinë e rajonit

Ministri i Jashtëm i Iranit regjimin sionist e konsideroi si një regjim të rremë dhe të paligjshëm dhe një kërcënim serioz për sigurinë e rajonit.

Të shtunën, Hossein Amir Abdullahian në një postim në Twitter, duke theksuar se regjimi pushtues i rremë, i paligjshëm dhe kriminal i Izraelit ka qindra koka bërthamore shkroi:  Tel Avivi është një kërcënim serioz i përbashkët për sigurinë e rajonit tonë. Amir Abdullahian theksoi: Pa dyshim, e ardhmja i takon popullit fisnik të Palestinës. Edhe pak ditë më parë; Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, “Nasser Kanani Chafi”, në një postim në Twitter e ka cilësuar Amerikën, Anglinë, Francën dhe Gjermaninë përgjegjëse për krimet e regjimit sionist dhe ka thënë: Këto regjime duhet të mbajnë përgjegjësi në pozicionin e të akuzuarit. Kanani ka shkruar: Nuk ka ditë që bota të mos dëgjojë për martirizimin, plagosjen apo robërimin e fëmijëve, adoleshentëve dhe të rinjve palestinezë nga regjimi sionist i aparteidit. Të drejtat e popullit të shtypur palestinez janë shtypur nga regjimi pushtues sionist për më shumë se shtatëdhjetë vjet dhe zyrtarët e këtij regjimi të rremë po bëhen çdo ditë e më arrogantë për shkak të heshtjes së forumeve ndërkombëtare.