Eslami: Potenciali për pasurimin e uraniumit në Iran është dyfishuar
Kryetari i Agjencisë për Energji Atomike të Iranit theksoi se potenciali për pasurimin e uraniumit në Iranit është dyfishuar dhe ka arritur nivelin dy herë më të lartë se sa që ishte në të gjithë historikun e industrisë atomike në Iran.
Muhamed Eslami, kryetari i Agjencia për Energji Atomike të Iranit, në takim me anëtarët e komisionit strategjik të Parlamentit Islamik të Iranit, deklaroi: "Ligji për veprim strategjik ishte një ligj i mirë për zhvillimin dhe zgjerimin e industrisë atomike dhe sot zbatimi i këtij ligji ka bërë që potenciali i pasurimit të uraniumit në Iranit të arrijë në një nivel dy herë më të lartë se sa që ishte gjatë gjithë historikut të kësaj industrie në Iran".
Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se anëtarët e komisionit strategjik të Parlamentit Islamik të Iranit kanë zhvilluar një vizitë në selinë e Agjencisë për Energji Atomike të Iranit dhe janë takuar me kryetarin dhe specialistët e drejtuesit e këtij institucioni dhe janë njohur nga afër me progresin dhe përparimet e arritur në industrinë atomike dhe me zhvillimet më të fundit teknike dhe politike në lidhje me negociatat me palët e jashtme si dhe me ndikimet e zbatimit të ligjit për veprim strategjik të miratuar nga Parlamenti i Iranit.
Në fillim të këtij takimi, Muhamedreza Mirtaxhudin, kryetari i komisionit strategjik të Parlamentit Islamik të Iranit, duke përkujtuar shkencëtarët e martirizuar të energjisë atomike të Iranit, deklaroi: "Pavarësisht përpjekjeve të armiqve për ta shuar flakadanin e zhvillimit të shkencës dhe teknologjisë atomike të Iranit, ne për çdo vit po shikojmë fryte dhe rezultate të reja të kësaj industria të arritura nga specialistët dhe ekspertët iranianë. Kjo është për arsye se shkencëtarët e martirizuar të Iranit me gjakun e vet kanë vërtetuar të drejtën legjitime të industrisë atomike paqësore të Republikës Islamike të Iranit. Ne nuk heqim dorë nga e drejta jonë për zhvillimin e teknologjisë atomike dhe pavarësisht armiqësive dhe pengesave që po krijon Perëndimi, ne falë punës së palodhshme të shkencëtarëve iranian kemi shënuar një përparim të madh në këtë drejtim".