Ministri i punëve të jashtme të Iranit arrin në Aman
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i136784-ministri_i_punëve_të_jashtme_të_iranit_arrin_në_aman
Ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit sot në krye të një delegacioni ka arritur Aman, kryeqytetin e Jordanisë, për të marrë pjesë në takimin "Bagdad 2".
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 20, 2022 11:21 Europe/Tirane
  • Ministri i punëve të jashtme të Iranit arrin në Aman

Ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit sot në krye të një delegacioni ka arritur Aman, kryeqytetin e Jordanisë, për të marrë pjesë në takimin "Bagdad 2".

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Husejn Amir Abdulahjan, ministri i punëve të jashtme të Iranit, pas arritjes në Aman, është mirëpritur autoritetet përkatëse të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Jordanisë dhe nga disa funksionarë ushtarakë të këtij vendi.

Ministri i punëve të jashtme të Iranit përveç fjalimit që do ta mbajë në samitin zyrtar "Bagdad 2" ku do të paraqesë pikëpamjet e Republikës Islamike të Iranit në lidhje me sigurinë dhe zhvillimin e Irakut, do të zhvillojë takime dhe bisedime edhe me disa funksionarë të vendeve të tjera pjesëmarrëse në këtë samit.

Samiti "Bagdad 2" zhvillohet sot në Aman të Jordanisë me pjesëmarrjen e disa krerëve dhe ministrave të punëve të jashtme të vendeve fqinjë me Irakun me qëllim paraqitjen e strategjive në lidhje me çështjet e këtij vendi. Qëllimi i organizimit të samitit "Bagdad 2" është mbështetja dhe ndihma për Irakun nga aspekti ekonomik dhe politik. Bazë e këtij samiti është shqyrtimi i situatës në Irak dhe në vendet fqinjë.