Irani prodhon 3 milionë fuçi naftë në ditë
(last modified Wed, 21 Dec 2022 14:04:27 GMT )
Dhjetor 21, 2022 15:04 Europe/Tirane

Ministri i naftës së Iranit deklaroi se Irani prodhon rreth 3 milion fuçi naftë në ditë.

Fondi Monetar Ndërkombëtar duke shqyrtuar 10 kritere të mëdha të ekonomisë së Iranit në vitin 2022, ka njoftuar për rritjen me 3% të sektorit naftor dhe jonaftor të ekonomisë së Iranit, për rritjen e prodhimit dhe eksportit të naftës së Iranit, për uljen e inflacionit dhe rritjen trefish të nivelit të llogarive rrjedhëse të Iranit gjatë këtij viti.

Prodhimi i gazit natyror të Iranit gjithashtu gjatë viteve të fundit pavarësisht sanksioneve të Amerikës, ka vazhduar një trend të rritjes së vet.

Irani në vitin 2021, ka prodhuar rreth 4.33 milionë fuçi naftë dhe gaz në ditë dhe pritet që kjo shifër gjatë vitit 2022 të arrijnë në rreth 5 milionë fuçi naftë në ditë.

Xhavad Oxhi, ministri i naftës së Iranit, sot pas mbledhjes së Qeverisë së Iranit, deklaroi: "Në sektorin e prodhimit të naftës aktualisht ndodhemi në kanalin e prodhimit ditor të 3 milionë fuçi naftë".

Agjencia e lajmeve Iran Press njoftoi se Xhavad Oxhi në lidhje me prodhimin e naftës së lehtë, gjithashtu tha: "Me iniciativat që kemi ndërmarrë, potenciali i prodhimit ditor të këtij lloji të naftës është shtuar me 200 mijë fuçi në ditë".